Ministri Gashi në Hungari, kërkon konkretizimin e marrëveshjes për ndërtimin e stadiumit kombëtar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, po qëndron për një vizitë zyrtare në Budapest të Hungarisë, ku po zhvillon takime të shumta me përfaqësues të shtetit Hungarez. Gjatë ditës Ministri Gashi ka takuar Sekretarin e shtetit për Administratë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Hungarisë, Csaba Balogh, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Hungarisë në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy shteteve. Një nga temat kryesore të bisedimit ka qenë zbatimi i projekteve konkrete, siç është ai i ndërtimit të Stadiumit Kombëtar të Kosovës, ku të dy janë pajtuar për të shikuar mundësinë e mbështetjes financiare të Kosovës për këtë projekt, përmes kredisë së butë që mund ta jap Hungaria. Gjithashtu Ministri Gashi është takuar edhe me Komisionarin Ministror të Qeverisë hungareze Istvan Joo, me të cilin kanë diskutuar për mundësitë konkrete të mbështetjes financiare të projektit për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar të Kosovës, përmes kredisë së butë që Hungaria mund ta ofrojë për Republikës së Kosovës. Csaba Balogh dhe Istvan Joo kanë rikonfirmuar vullnetin e shtetit hungarez për të realizuar edhe projekte të tjera jo vetëm ne fushën sportive por edhe në ato të kulturës dhe trashëgimisë kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …