leoni

Katër deputetët e Vetëvendosje pritet të paraqiten sot para gjykatës për rastin e hedhjen gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është sjellë me pranga në gjykatë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti është sjellë  me pranga në gjykatore. Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi po qëndrojnë në paraburgim me një vendim të gjyqtarit Beqir Kalludra.Në seance kanë dëshmuar deputeti i PDK-së Bekim Haxhiu dhe deputeti i LDK-së Naser Osmani. Katër deputetët e VV-së Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Albulena Haxhiu dhe Faton Topalli akuzohen se kanë hedhur gaz lotsjellës në seancën e 8 tetorit të vitit 2015. Veseli nuk është paraqitur në seancë pasi që është thënë se nuk ka marr ftesë zyrtare nga Gjykata. Gjatë dhënies së dëshmisë së tij deputeti i LDK-së Naser Osmani tha se nuk i kujtohet kush ka hedhur gaz por i kujtohet vetëm ngjarja që ka ndodhur. Në lidhje me dëshminë e tij, prokurori Valdet Gashi e ka ballafaquar Osmanin me deklaratën e dhënë në Polici ku kishte thënë se  tymi që mjeti i dyshuar lironte ishte ngulfatës dhe lotsjellës i cili ngacmonte fytin dhe sytë, ndërsa tani e tha të kundërtën.

 

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …