Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka reaguar kundër deputetëve të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj dhe Drita Millaku e cila e ka akuzuar kreun e Kuvendit se me dijeni të tij dhe të Hashim Thaçit gjoja qenka vrarë komandant “Drini”. Ndërsa deputeti Molliqaj tha se SHIK-u, ka bërë krime. Në këtë debat u përfshi edhe deputetja, Drita Millaku e cila e akuzon Veselin për vrasjen e Ekrem Rexhës-Komandant Drini. Pas reagimit kryekuvendari Veseli i ka dërguar letër një letër kryeprokurorit të Shtetit, nëpërmjet të cilës kërkon që Prokuroria të kërkojë fakte nga deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku, e cila në seancën e së mërkurës ka akuzuar publikisht presidentin Hashim Thaçi dhe krye parlamentarin Kadri Veseli lidhur me vrasjen e Ekrem Rexhës – i njohur si Komandant Drini. Drita Millaku është familjare e kryeporkurorit, Reshat Millaku, inspektor dhe prokuror shumëvjeçar i regjimit të Titos dhe i EULEX-it.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …