Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar me kryetarin e Bullgarisë, Rumen Radev

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka biseduar me kryetarin e Bullgarisë, Rumen Radev

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është me takuar me  presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, me të cilin kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimin e veprimeve për integrim të tërë rajonit në Bashkimin Evropian. Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Radev për përkrahjen që Bullgaria i ka dhënë Kosovës dhe është shprehur i gëzuar që Bullgaria do ta marrë kryesimin e BE-së.“E mirëpresim kryesimin e Bullgarisë në kohë kaq të rëndësishme për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “Bullgaria e kupton mirë rajonin, nevojat dhe aspiratat”.Ndërsa, presidenti Radev tha se Bullgaria e kupton mirë që paqja e qëndrueshme në Ballkan do të thotë paqe e qëndrueshme në tërë Evropën dhe konfirmoi se Bullgaria do të angazhohet për përfaqësim sa më të mirë të tërë Ballkanit, duke theksuar përgatitjet për Samitin e Ballkanit Perëndimor që do të mbahet në muajin maj në Bullgari. Presidenti Thaçi theksoi se Kosova është e përcaktuar qartë për anëtarësim në NATO e BE dhe po punon për reforma, për integrim dhe dialog, si instrumente që çojnë në BE.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi njofton zyrtarisht: Vazhdimi i seancës konstituive më 23 prill 2025 nga ora 10:00

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar zyrtarisht se seanca konstituive do të vazhdojë, më 23 prill …