Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar sot mban konferencë për medie gjatë së cilës do ta paraqet kërkesën e saj për referendum për bashkim kombëtar. Kërkesa do t’i drejtohet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës, që nëpërmjet referendumit demokratik dhe njësimit institucional e shtetëror, me forma paqësore të dy shtetet të ribashkohen në një shtet kombëtar, si pjesë e procesit demokratik të jetësimit të Shqipërisë së Bashkuar. Në këtë konferencë shtypi do të prezantohet edhe projekt propozimi i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar për Modernizimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe pajisjen e të gjithë shqiptarëve me shtetësi të Shqipërisë. Konferenca mbahet në ora 17:00.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …