Në Kuvendin e Kosovës po mbahet seanca plenare për të diskutuar planin qeverisës 2017-2021. Ashtu sikur dje, edhe sot ka pasur përplasje në mes të opozitës dhe pozitës. Deputet të partive opozitare kanë drejtuar kritika në drejtim të Qeverisë për numrin e madh të ministrave dhe zëvendës ministrave. Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka përkujtuar se Qeveria Mustafa ka pasur 47 zëvendës ministra ndërsa Qeveria Haradinaj ia ka 68. Ndërkohë ka reaguar deputetja, Teuta Haxhiu. Ajo theksoi se nuk është e vërtetë qe Qeveria Mustafa i ka pasur 47 por 54 zëvendësministra të cilët janë paguar edhe 6 muaj pas përfundimit të mandatit.
Kontrolloni gjithashtu
Gjermania ndalon tubimet elektorale të Kosovës në tokën gjermane
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka bërë të ditur se partitë politike dhe …