leoni

Institucionet vendore nënshkruajnë marrëveshje për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të veteranëve të UÇK-së

Institucionet vendore nënshkruajnë marrëveshje për vlerësimin e shkallës së invaliditetit të veteranëve të UÇK-së

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ai i Punës dhe i Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica dhe drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar, Basri Sejdiu, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për të vlerësuar përcaktimin e shkallës së invaliditetit për invalidët e luftës së UÇK-së dhe invalidëve civilë të luftës. Marrëveshja ka për qëllim final që kjo kategori ta përfitojë pensionin invalidor sipas legjislacionit në fuqi. Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, tha se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje tregon edhe një herë se Qeveria e Kosovës do t’u dalë zot të gjitha kërkesave dhe problemeve institucionale, për të cilat ata nuk kanë gjetur zgjidhje deri më tani.

“Kjo marrëveshje bashkëpunimi është e rëndësisë të veçantë në dy dimensione. Në dimensionin e parë se ka përmbushur hallkën e fundit të përcaktimit të shkallës së invaliditetit të ushtarëve të UÇK-së. Në dimensionin tjetër, është se përdor mjekët më profesionistë të SHSKUK-së, për të përcaktuar këtë shkallë”, ka thënë Ismaili. Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka thënë se kjo marrëveshje është hapi i fundit para se Komisioni mjekësor për caktimin e shkallës së invadilitetit të veteranëve të UÇK-së të fillojë punën. Ky komision, sipas drejtorit të SHSKUK-së, Basri Sejdiu, do të formohet nga mjekët më profesionistë që ka vendi. Marrëveshja parashikon bashkërenditjen e veprimeve të dy ministrive, lidhur me themelimin e komisioneve konziliare në QKUK dhe në shtatë spitalet e përgjithshme në kuadër të SHSKUK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …