leoni

Limaj: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka me vendosmërinë e tyre atdhetare trasuan rrugën e lirisë së Kosovës

Zëvendëskryeministri i vendit Fatmir Limaj kërkon bisedime me Malin e Zi për demarkacionin

Zëvendëskryeministri dhe lideri i Nismës për Kosovë, Fatmir Limaj ka theksuar se do të gjendet zgjidhja e duhur për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilën thotë se do të duhet të ulën me zyrtarët e Malit të Zi dhe të gjejnë zgjidhjen e duhur, duke mos humbur territor asnjëra palë. “Nuk kam dilemë se kemi me pas zgjidhje. Ma vështirë ka qenë me bo negociata me bo Kosovën e pavarur, sesa me e zgjidh këtë problem”, tha Limaj sonte në një intervistë për RTK.

Limaj ka kërkuar që sa më shpejt të mblidhen liderët partiak në një tryezë të përbashkët dhe bashkë me miq ndërkombëtar të gjendet zgjidhje me konsensus, e cila sipas tij nuk do të dëmtonte asnjërin shtet, Kosovën ose Malin e Zi. “Unë jam i sigurt se ne kemi me gjet zgjidhje, prandaj po them hajde të ulemi më shpejt e të gjejmë një zgjidhje, që nuk dëmton interesat e asnjërit vend”, tha Limaj.

Ai po ashtu ka thënë se Mali i Zi është shtet mik i Kosovës, është anëtar në NATO dhe Kosovës i duhet edhe vota e Malit të Zi për anëtarësim në NATO, ku ka synim. Në lidhje me qasjen e opozitës ndaj qeverisë, Limaj thotë se opozita programin e saj duhet ta ruaj për kohën kur të vijë në pushtet.

“Programin e bën vetë qeveria. Ajo e vlerëson se çka do të bëjë në katër vite. Nuk është e domosdoshme me i pëlqy opozitës. Programi qeverisës nuk është përgatitë për me i pëlqy opozitës. Është përgatitë me ia vu përpara opozitës dhe qytetarëve, që më vonë ata me thënë nëse nuk janë realizuar”, tha Limaj ndërsa shtoi se qeveria nuk i ka frikën asnjë mocioni të opozitës.

“Nëse ka sukses mocioni shkojmë në zgjedhje, është krejt demokratike. Pse të druhemi ndonjë mocioni të opozitës”, tha ai. Limaj po ashtu ka thënë se Kosova e meriton liberalizimin, pasi që lufta kundër krimit tw organizuar korrupsionit është në nivel më të mirë se në shumë vende tjera evropiane, edhe të disa vendeve që janë anëtare të BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …