Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma, është shembulli i qytetarit të ndershëm e të sinqertë dhe i kryetarit të sukseshëm të cilit nuk i duhet fushata e as premtimet e kota. Në zgjedhjet e fundit vendore të mbajtura, në Kosovë, me 22 tetor, në komunën e Hanit të Elezit, është zgjedhur, për herë të tretë radhazi, në krye të kësaj komune. Suma nuk është anëtar i ndonjë partie politike dhe të tri mandatet i ka fituar, jo vetëm si kandidat i pavarur, por edhe pa zhvilluar fare fushatë zgjedhore. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai thotë se e ka bërë të kundërtën që, sipas tij, e kanë bërë kandidatët për kryetarë të komunave të tjera të Kosovës. Ai nuk ka dhënë asnjë premtim. “Qytetarët e Hanit të Elezit e kanë parë që ne, në asnjë mandat, asnjë premtim nuk e kemi bërë. Por, në fakt, jemi mundur që t’i realizojmë të gjitha ato kërkesa që kanë qenë të qytetarëve dhe që kemi pasur mundësi t’i realizojmë. Pra, do të thotë, nuk ka nevojë. Qytetari dëshiron të ketë një kandidat, një kryetar që nuk premton, por që realizon”, thotë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …