leoni

Bllokohet rruga Pejë - Kullë - Rozhajë si pasojë e këtyre reshjeve të fundit të shiut

Ministria e Infrastrukturës bënë të ditur së është bllokuar rruga Pejë – Kuqishtë për shkak të shembjes së dheut

Ministria e Infrastrukturës njofton se gjatë orëve të mbrëmjes së sotme në Rugovë të Pejës, si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit, e në veçanti të ditës së sotme ka pasur një rrëshqitje masive dheu që ka bllokuar një pjesë të aksit rrugor Pejë – Kuqishtë. Ministria njofton të gjithë qytetarët se kompania për mirëmbajtje të rrugëve është duke punuar në sanimin e bllokadës, e cila nuk është edhe e vogël, andaj edhe fton qytetarët që të shmangin aksin rrugor nga Peja në drejtim të Kuqishtës. Siç njofton Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar që në afat sa më të shkurtër të hapet për qarkullim rruga Pejë – Kuqishtë, e cila momentalisht është e bllokuar si pasojë e rrëshqitjeve të vazhdueshme të dheut.

“Ministria e Infrastrukturës u kërkon falje të gjithë qytetarëve për pengesat e hasura në rrugën për Veternik, ku edhe përkundër përpjekjeve të mëdha të ekipeve për mirëmbajtje të rrugëve, ku si pasojë e reshjeve të dendura të borës për vetëm 15 minuta është mbuluar tereni, andaj edhe nuk kemi mundur që t’u ofrojmë kushte më të volitshme për qarkullim. U kërkojmë të gjithë ngasësve në këtë segment të rrugës, por edhe në tërë territorin e vendit që të kenë kujdes të shtuar gjatë ngasjes.

Të gjitha ekipet e ministrisë janë në teren duke punuar që rrugët të jenë të kalueshme për qytetarët, madje edhe vet ministri Lekaj është duke u interesuar në teren për punët që po bëhen në mirëmbajtjen e rrugëve. Ministria e Infrastrukturës mbetet e përkushtuar me të gjitha ekipet e saj që janë në teren për të mundësuar qarkullim normal në tërë territorin e vendit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …