Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka bërë me dije se të gjitha rrugët në Kosovë janë stabile dhe të kalueshme. Ai ka thënë se kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve janë në dispozicion për të reaguar kurdoherë. Lekaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të lëvizin me kujdes të shtuar në rrugë dhe ta përshtasin shpejtësinë e veturës.
“Situata pase reshjeve të mbrëmshme, të borës e në disa vende edhe të shiut, me rrugët Nacionale dhe Rajonale në Republikën e Kosovës është stabile, të gjitha janë të kalueshme pa ndonje veshtirësi. Shtresat qarkulluese janë të pastruara nga bora ndërsa brezi rrugor është më borë. Reshjet e bores kanë filluar diku rreth ores 20:40 të natës së mbrëmshme dhe kanë vazhduar deri rreth orës 4:30 të ditës së sotme. Temperatura minimale në kohën kur janë ndalë të reshurat ishin -3 grad celsius, ndersa rreth orës 7:30 arriti në -4 gradë celsius. Kompanitë e mirëmbajtjes të gjitha janë në krye të detyrës, për çdo lëshim që mund të hasin qytetarët gjatë vozitjes se tyre, jemi në dispozicion për të reaguar. Kryesorja nga të gjitha është siguria juaj në rrugë, andaj kujdes të shtuar dhe përshtatuni me shpejtësinë dhe respektoni shenjat e komunikacionit”, ka shkruar Lekaj në një postim të tij.