Në jetën tonë të përditshme, tashmë 18-vjeçare të pasluftës në Kosovë; strukturimi, organizimi dhe ndërtimi institucional i vendit, kaloi dhe po kalon nëpër shumë sfida dhe shumë të pa pritura, që qytetarët e këtij vendi nuk i pritën, e lëre më idealistët dhe ata që u sakrifikuan për këtë vend!
Vendi kërkon me ngulm nga të gjithë ne sakrifica, dije, djersë e veçmas njerëz të sakrificës për drejtësi. Përderisa liria e jonë doli prej sakrificave të mëdha dhe prej luftës se fundit, demokracia dhe vendosja e shtetit t`së drejtës duhet te garantohet nga sundimi i ligjit, ku si objektiv len shumë për të dëshiruar.
Po, prej nga vinë ndërtuesit e institucioneve? Pra, ata vinë prej atyre që e marrin në duar qeverisjen e vendit nga partitë politike si garuese për marrjen e timonit të shtetit qoft në nivel lokal apo qendror.
Po, si janë partitë politike në vend? Të majta, të djathta të qendrës apo edhe përzierje konceptesh! Po kush janë këto taborre partiake a janë KAUZA të mirëfillta për të mirën e përgjithshme?
Në këtë drejtim konceptet duken se janë vetëm tog fjalësh ndërsa partitë dukën vetëm si reparte punësimi, në pozita të larta ku luftohet për paga të majme dhe punësim klanesh.
Nga dukja del se kemi taborre tubimesh të miqve, shokëve dhe atyre që më tepër janë kundërshtarë mosdurimesh dhe kundërshtarë klanesh për kapje të pushtetit.
Grupe kundërshtare brendapërbrenda këtyre partive, ka me bollëk dhe janë shumë sishë që bëjnë përpjekje, pa zgjedhur metoda e as rrugë për linçime e mënjanime, që egoizmat dhe poshtërsitë projektuese të këtyre mjeranëve, janë qe të “fitojnë” me çdo kusht karrige sunduese mbi popullin e varfër. Kjo frymë e brendshme e këtyre partive politike reflekton edhe institucionet tona sot ne Kosove. Konceptualisht, me sukses, po duket se po ja del vetëm, vetëm VV.
Kush është humbësi i kësaj beteje? Padyshim, është njeriu i sinqert, është i mashtruari nga sunduesit e tipit “sulltan”, është njeriu i drejt, dhe ata që nuk hynë në këto ujëra të pista, veçmas gjeneratat që vinë pas nesh.
Por, tash për tash, janë institucionet, është demokracia, zhvillimi ekonomik dhe e ardhmja e vendit që humbin dhe lëngojnë më së shumti në shtetndërtim, prej këtyre varrmihësve, që nuk ngopën me pushtet e nepotizëm, nuk ngopën me abuzime fondesh e tenderësh, nuk ngopën me të këqijat që ja sjellin vendit.
Për të marr një mesazh qëndrese ne këtët drejtim, e kujtojmë popullin hebraik i cili ka një histori të bujshme 4000 vjeçare, ku 8 pushtimet e egra e sollën shkatërrimin e këtij shtetit, i cili plot 2000 vjet e humbi pavarësinë, dhe rikthimin e pavarësisë e ripertritjën e vet e nisi pas vitit 1948. Ata nuk e harruan tokën e tyre asnjëherë, edhe pse të shkapërderdhur e morën botën në sy. Në lutje e solemnitete, në fillim të ditës e në mbrëmje; deklaroheshin e betoheshin përherë me mesazhin e përbashkët, se: “Në rastë se të harroj ty, o Jerusalem, e harroftë dora ime e djathtë ç`do shkathtësi; m’u lidhtë gjuha me qiellzën…” Sot në diasporë jetojnë rreth 15 milion izraelit, shteti Izraelit ka 6 milion banorë, prej tyre rreth 1 milion arab. Izraeli sot është pjesë e listës prej 20 shteteve me të zhvilluara të botës!
Pse, po e sjelli këtë në mendjet tona? Për një arsye për të kujtuar e për të mos harruar se prej nesh kërkohet për t`i falur shumë këtij vendi, për të flakur poste e karrika, për të mposhtur lakmi e inate personale, për të vlerësuar e qendërsuar vlera, për të kërkuar llogaridhënie dhe për të kërkuar falje. Për të mirënjohur meritat dhe diturit, për të flakur padrejtësitë, për të kthyer besimin në shtetndërtim dhe për t`i hapur rrugë zhvillimit. Kosova ka shumë kapacitete brenda dhe në diasporë Kosova mundet dhe duhet t`i tejkaloj këto ngulfatje që i vinë nga shpirtëligjët e brendshëm, dhe aleancat e tyre të liga! Ka të ditur e biznismen të kalibrit ndërkombëtare, që prinë në shumë institucione, që kanë bërë emër në fusha të ndryshme dhe u ofrohen edhe hebrenjve në këtë drejtim.
Të betohemi në vendin tonë, për këtë vend kudo që jemi!
Nëna ime Hasimja do të vdes një dit, unë gjithashtu do të vdes një dit, do të vdesin edhe ata pas nesh…! Por, Kosova e shqiptaria do të jetojnë ndër shekuj.
Prandaj, lufta permanente; për të bërë drejtësi për individin, për kombin dhe shoqërin duhet ngritur si KAUZA tona, të drejtave natyrore, të cilat duhet mbrojtur në secilin rast dhe secilin vend. E drejta e Kosovës për liri dhe bashkim konceptohet si e drejtë natyrore e pa kufizueshme, e pa kontestueshme dhe e patjetërsueshme nga kombet tjera!
Nga ato që pamë ditëve të shkuara, janë shëmtuese ato që pamë gjat fushatës lokale në Shtime dhe gjithandej Kosovës lloj lloj mashtrimesh e kontrabandimesh me elektoratin.
A nuk janë neveritëse skenat e heqjes së prangave brenda gjykatës nga duart e Albin Kurtit, Deputet i Kuvendit të Kosovës, themelues edhe shpirtëror i VV, dhe të tjerëve së bashku me te, si dhe skenat e arrestimit në ambientet e Kuvendit të Kosovës, në sytë e opinionit publik.
Manifestime këto të inateve politike apo punë “profesionale” e organeve të rendit.
A nuk ka ngulfatje në zgjidhjen e temave të mëdha për vendin, pikërisht nga politika aktuale, si ç`janë demarkacioni, liberalizimi, punësimi,…… A nuk na mashtruan me mijëra vende pune,….. Me luftimin e krimit të organizuar….!
Mendoj se kjo është shëmti dhe lojë me qytetarin e rëndomtë të këtij vendi.
Prandaj, këtë shkrim dua ta përfundoj me thënjen e Joschka Fischer-it me rastin e intervenimit të NATO-së në Kosovë mbi makinerinë vrastere të Serbisë (1999), se:
“Unë i mbroj dy principe: kurrë me luftë, por kurrë me ausshvitc, kurrë më vrasje të popujve, kurrë më fashizëm”
Pra; jo urrejtje, jo padrejtësi, jo varfëri, jo ikje nga vendi, jo skllavëri e njëmendësi, jo gllabërime e shkatërrime të vendit. Kurrë të mos lejojmë më të zeza dhe zi e më zi mbi shpinën e popullit. Të bëhemi bashkë kundër këtyre të ligave.
Prandaj kërkohet ndryshim komplet i qasjes dhe rishikim i rrugëtimit tonë ne Ballkan! Shpresat e të ardhmes populli po i vendos fuqishëm te lideri shpirtëror i Lëvizjes VETVENDOSJE Albin Kurti dhe te kjo lëvizje, pa marr parasysh veprimet e ulëta që po bëhen ndaj tij dhe kësaj lëvizje. Lëvizja po rritet ndërsa Albini po fuqizohet si një tribun popullor i pa kontestuar i vegjëlisë!