leoni

Refik Havolli

Refik Havolli: Historia e aktiviteteve tregtare dhe distribuimi i produkteve në Kosovë nga shekulli i XV deri në ditët e sotme

Abstrakt

     Ky punim synon të analizojë në mënyrë kronologjike tregtimin dhe distribuimin e produkteve të ndryshme në territorin e Kosovës. Kosova ishte dhe mbetet një vend atraktiv i të bërit biznes, por me kalimin e viteve ka ndryshuar mënyra e të bërit biznes varësisht prej kushteve dhe rrethanave ekonomike dhe atyre politike. Globalizmi dhe përparimet teknologjike kanë mundësuar qarkullimin e mallrave dhe të ideve anembanë botës, e kuptohet që ato kanë ndikuar pozitivisht edhe në territorin e Kosovës.

     Distribuimi është veprim, aktivitet apo proces i furnizimit me mallra nga prodhuesi te dyqanet apo bizneset e tjera që qëllim kanë shitjen e tyre te konsumatorët. Distribuimi, si një nga katër elementet e marketingut miks, është i destinuar në shpërndarjen e produktit nga prodhuesi te konsumatori final duke përdorur format e përshtatshme për arritjen e këtij qëllimi. Në të kaluarën i është kushtuar më pak rëndësi konsumatorit, por në ekonominë e tregut është konsumatori ai i cili është në qendër të vëmendjes dhe mu për këtë arsye ndërmerren një varg aktivitetesh deri në bindjen e tij dhe njëkohësisht ruajtjen e tij.

     Në Kosovë konkurrueshmëria në treg është shumë e lartë. Kemi një ekonomi të lirë të tregut. Produktet apo brendet (markat) botërore dhe ato vendore janë prezente nëpër pikat e shitjes me pakicë. Mirpo, pengesë kryesore në marrëdhëniet biznesore në përgjithësi është lëvizja e parasë apo mënyra e pagesës.

Hyrje

     Kosova, si një vend me pozitë të mirë gjeografike, në të kaluarën ishte urë lidhëse ndërmjet vendeve të Lindjes dhe të Perëndimit. Ishte një vend i shquar për disa virtyte të veçanta, si “mikpritjen dhe besën”. Gjithashtu u dallua për aktivitetin tregtar të popullsisë vendëse, por edhe të tregtarëve që vinin nga vendet e ndryshme të Lindjes dhe Perëndimit.

     Ishin hebrenjtë ata të cilët shquheshin me aktivitetet e tyre prodhuese dhe tregtare sepse ata kishin gjetur një mikpritje dhe siguri në trojet shqiptare. Ata erdhën në Kosovë në numër më të madh në shekullin e 15-të kur u dëbuan nga Spanja dhe shpejt u integruan duke mësuar gjuhën e popullsisë vendëse shqiptare, por edhe atë turke dhe serbe.

     Hebrenjtë dhe shqiptarët në Kosovë kanë bashkëjetuar në harmoni që nga kohët e lashta. Komuniteti hebraik në Kosovë përfshiu tregtarë, mjekë dhe zejtarë. Sinagogat e tyre i mbijetuan periudhës osmane, por u shkatërruan nga regjimi komunist. Kryeqyteti, Prishtina, dikur kishte pazarin më të famshëm hebraik në këtë rajon.

   Mënyra e të bërit biznes me kalimin e viteve u bë më bashkëkohore dhe gjithëpërfshirëse. Në ditët e sotme organizimi dhe dukja e një  qendre tregtare, supermarketi apo pike tjetër të shitjes me pakicë në Kosovë, ngjason shumë me ato të vendeve europiane.

Metodologjia e punimit

     Në këtë punim jemi bazuar kryesisht në kujtesën tonë, por në shumë raste, për të qenë më të sigurt dhe më i saktë në ato që kemi shkruar, jemi konsultuar me bashkëpunëtorë që vijnë nga qytete të ndryshme të Kosovës. Gjithashtu, për të qenë më zyrtar jemi mbështetur edhe në disa të dhëna nga interneti, kryesisht nga Ueb faqet e ndërmarrjeve të cilat i kemi përmendur në këtë punim. Disa të dhëna janë marrë nga ndërmarrja Passable, pasi i kishim në dispozicion edhe fizikisht. Shumë informacione janë përdorur nga faqet zyrtare të prodhuesve vendorë, të distributorëve dhe të ndërmarrjeve që merren me shitje me pakicë. Duke pasur shumë kontakte të drejtpërdrejta me pronarët dhe stafin tjetër të ndërmarrjeve më të rëndësishme, patëm mundësinë edhe të merrnim shumë informacione të rëndësishme.

Historia e aktiviteteve tregtare dhe distribuimi i produkteve në Kosovë nga shekulli i 15-të deri në ditët e sotme

Aktiviteti tregtar dhe historia e distribuimit mund të ndahet në katër periudha:

  • Periudha nga shekulli i 15-të deri 1945
  • Periudha 1945-1989
  • Periudha 1989-1999
  • Periudha 1999 e këtej.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …