Në një intervistë për Magazinën franceze, “Politique internacional”, kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur edhe për pesë vendet e BE-së që nuk e njohin shtetin e Kosovës, për ndërmjetësimin e saj në dialogun e Kosovës me Serbinë, për ndikimin që Franca mund të ketë dhe ndikimin që Turqia ka tani në Ballkanin Perëndimor. Duke folur për marrëdhëniet mes Turqisë dhe BE-së, Thaçi ka thënës se ato janë marrëdhënie mes tyre dhe nuk më takon që të komentoj ketë situatë aktuale. Mund të them që Turqia ka shprehur dëshirat e saja me dekada që të integrohet në BE. Kur flasim për ndikimin e Ankarasë në Ballkanin Perëndimor është një lidhje natyrale e bazuar në rrethanat historike, që një pjesë e qytetarëve të Ballkanit, por edhe të Kosovës kanë lidhje me Turqinë. Shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë qenë pjesë e Turqisë osmane për 5 shekuj me radhë, kurse sot Turqia është një investues i rëndësishëm në rajon. Për çfarë arsye ne duhet të mbajmë krahun e njërës apo tjetrës palë? Unë refuzoj nëse Kosova obligohet të bëjë një zgjedhje të tillë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …