Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, tha se sot me liderët e Kosovës ka diskutuar në detaje se si të forcojnë bashkëpunimin mes dy vendeve. Ai ka theksuar se ka marrë mbështetje nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për uljen e pritjes së udhëtarëve dhe mallrave. Zaev tha se do të vazhdojë mbështetja e ndërsjellë drejt integrimit euro-atlantik. Po ashtu Zaev e Thaçi biseduan edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, çështjen e hapur mes Kosovës dhe Malit të Zi për demarkacionin për të cilin porosit se duhet gjendur një zgjidhje.
