leoni

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, deklaroi se hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e as ta vonojë askush

Zëvendëskryeministri Pacolli: Askush nuk mund ta pengojë hyrjen e Kosovës në NATO

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli, deklaroi se hyrjen e Kosovës në NATO nuk mund ta pengojë e as ta vonojë askush prej vendeve të rajonit. Ai në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve të Kartës së Adriatikut (A5) në Shkup, ka thënë se procesi i integrimit ndërkombëtar të Kosovës është i pakthyeshëm. “Hyrjen e Kosovës në NATO as nuk mund ta pengojë e as ta vonojë askush prej vendeve të rajonit. E di se Bosnja është njëri nga shtetet, që po e pengon këtë anëtarësim. Para jush, dua ta pyes homologun e Bosnjës: Pse ju nuk doni, që Kosova të përfshihet në këtë paradhomë të NATO-s? A ju krijon ky fakt probleme të brendshme, probleme ndër-etnike? Nuk e besoj. A keni ndonjë pakënaqësi me trajtimin e minoritetit boshnjak në Kosovë? Pse ky nivel i ulët marrëdhëniesh? Pse e kërkon Serbia këtë? Më duket se jeni gabim. Dhe, ju nuk duhet të rrini pas Serbisë. Serbia me Kosovën ka marrëdhënie të një niveli të caktuar; bisedon në Bruksel, ka lëvizje të lirë të qytetarëve”, ka thënë ministri Pacolli.

“Çdo të bëni ju, kur Serbia të heqë veton për anëtarësimin tonë në OKB? A nuk ju duket jo normale, që ju të ndiqni këtë hap të Serbisë, dhe pastaj të veproni kundrejt nesh, ndonëse jemi afër? Ju ftoj të jeni largpamës. Ne, jemi tregje të vogla dhe prodhues të vegjël, që kemi nevojë për njeri tjetrin. Ne, kemi histori të hershme, aktuale bashkëjetese me njeri tjetrin. Mos u vononi. Po u vonuat, nesër s’do të ketë vend për ju në tregjet tona”, shtuar kreu i diplomacisë kosovare. Në fund, ai i ka bërë një ftesë të gjithë vendeve anëtare të NATO-s, që ishin të pranishëm në këtë takim.

“Kuptojeni rëndësinë simbolike, që ka lajmi i anëtarësimit në Kartën e Adriatikut për opinionin tonë publik. Të punojmë së bashku ta inkurajojmë opinionin publik të Kosovës, me lajmet që Kosova është pjesë e bashkësisë perëndimore të shteteve dhe këtë nuk e lëvizë dot askush”, është shprehur Pacolli. Ndryshe, Kosova ka statusin e vendit vëzhgues të Kartës së Adriatikut dhe pjesëmarrja e saj është mbështetur në këtë status. Në fund të vitit të shkuar në Deklaratën Ministrore të miratuar në Zagreb, është hapur mundësia e anëtarësimit të Kosovës me të drejta të plota.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …