Poezi të zgjedhura të poetit, Fadil Shyti

Poezia e Fadil Shytit shquhet në radhë të parë për zërin dhe përmbajtjen militante. Përmes vargjeve poetike, poeti shpreh tërë një botë mllefi e pezmatimi kundër padrejtësive që iu kanë bërë dhe po iu bëhen shqiptarëve. Ai kurdoherë tregohet i gatshëm të bëjë roje nderi për kombin, për atdhetarët, për çlirimtarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që angazhohen për bashkimin e kombit. Sulmon e godet pamëshirshëm të gjithë ata që nuk e duan bashkimin, të gjithë ata që hedhin baltë mbi vlerat kombëtare, të gjithë ata që bëjnë përpjekje ta përdhosin traditën e pastër kombëtare…


 


AY, ËSHTË KUSHTRIMI!


 


-Epo, nga t´ia filloj më parë, do të shkruaj për gjakun e derdhur shqiptar?!


 


-Dëshmorit Adnan Shyti, me rastin e 14 vj, të rënies heroike në altarin e lirisë.


 


Sot në vendlindjen time, Gurbardh,


Gjethet e pemëve puthen me dielloret,


 


Rrënjët e lisave forcohen nga toka,


Burimet nga malet shpërthejnë…


 


Kullat tona kështjella, i hapin dritaret,


Bilbilat herakë ia krisin këngës epike,


 


Japin sihariqin, dilni ore shikoni,


Se, në trollin e dëshmorëve…


 


Flamuri Kuqezi po valon me rreptësi, -krenari!


Si duket paska ditë -rilindjen njëri nga fisi i tyre….


 


Vetëm kur kanë ditë-rilindje dëshmorët-meteorët,


Flamuri merr forca dhe krenari për shqiptari!….


 


Flamuri na freskon, na çelikos e fton:


Qëndroni të fortë, dëshmorët një ditëlindje e kanë,


 


Ditën, kur Atmëmëdheu do të Ribashkohet,


Ditën, kur në hapësirat e tij s´do ketë -PËRJETË…


 


Robëri, kolonizim, -s´do ketë padrejtësi,-pabarazi…


Nuk do të ketë tufane, -nga kjo Botë e poshtër…


 


-E mashtruesve, -egërsive,


Prej xhelatëve dhe tradhtive!…


 


Sot në vendlindjen time, Gurbardh,


Uroj të mos ketë, mjegullnaja verbuese,


 


Të mos dominojnë idetë e mykura, mashtruese,


Të fitojnë idetë e reja , -freskia, -VETËVENDOSJE,


 


Të mposhtim pamëshirë çdo të keqe,


Në këtë “demon-kraci” stërkeqe, kryeneçe!…


 


Askujt, t´mos i humbet rruga, -t´mos lëbyren sytë,


Nga interesat, nga mashtrimet apo frika,


 


Të mos i dobësohet shikimi -përpara….


Ah! Sa pluhur i madh po ngjitet…


 


Uroj, gjaku im, -të qëndrojë!


E, të mos thyhet kurrë…


 


Nga mashtrimet, lakmitë, marrëzitë…


“Gjellbërësit”, nga kuzhina të pista,


 


Po servojnë gratis -helmin për këtë fis!…


Ditë-netëve, pambarim, -për kapitullim!


 


Ardhacakët e zinj, -me disa faqezinj e faqezeza,


Mbi Atmëmëdhe, -po vërsulen re të zeza!…


 


Koha e stuhishme do t´jetë, -padyshim,


Ndryshe, dëshmorët s´do kenë,


 


Prehje, qetësie…,-parajsa u bëhet ferr,


Drita, u bëhet terr, atje në amshim!


 


Kur nëpërkëmbet Flamuri,


Kur dytë-zohet,- zezohet Gjuha!


 


Kur ri-copëtohet Atmëmëdheu!


Kur nëpërkëmbet Lufta Çlirimtare,


 


Kur rrezikohet shteti- nga toka e deti!…


Kur tjetërsohet, Historia Shqiptare,


 


Sot, Adnani u rikthye nga Nëna Shqipëri,


Si dikur i ngarkuar me armatim…


 


-E harroi lodhjen, rreziqet, e rrugës…


Ishte befasuar e tmerruar…


 


-Çfarë kish parë e dëgjuar,


Në këtë kohë të mallkuar!!!…


 


Flamurin ahtisarian, opiumin laraman…


Mitrovicën me dytë-zi, -ndarje…


 


Detin Jon, po e lakmonin greko-shovinistët,


-Po e bekonin, pro-fashistët e Saliut në Tiranë…


 


Në Bruksel po shtrohej sofra e ri-copëtimit të Kosovës,


Hasha, Daçiçi dhe znj, Ashton;


 


Me puthje me “Marrëveshje”, -e ngërdheshje,


Bekonin me cinizëm, – fatkeqësinë tonë!…


 


Komandantët e UÇK-së, -duke vrapuar gjyqeve…


-Nga Haga gjer në Prishtinë…


 


Heu, sa fort u dëshpërua, u revoltua…


E, klithi: Jo ore, jo!…


 


-Ende se paskemi fituar Pavarësinë!…


-Ende se paskeni Ribashkuar Shqipërinë!


 


…Ashtu papritur as Ay nuk e kuptoi,


-Shpresat e rrëmbyen, -jeta vazhdon…


 


Një rreze diellore në fytyrë i shkëlqeu….


-Forcat mblodhi, me aromë baroti e lulesh,


 


Kur e pa në marshim rininë heroike…


Vetëvendosja, e rrëmbeu, krenarinë, ia ri-ktheu,


 


Në këtë kohë trazirash, -kohë epike!…


Për ta bërë Shqipërinë Etnike!


 


Më 29 Maj 2013


 


 


  ISHE I PASTËR!…


 


“Emrin tënd e kemi n´ Flamur, -njëherë ke lindë e nuk vdes kurrë”!


 (Rapsodja popullore, Fatime Sokoli)


O, Enver Shqiptari,-ishe dhe mbete PËRJETËSISHT,


Yll i pari, -granit, -me zemër margaritari!


Ishe, -më i pastër se kristali,


-Më i pastër,-besa edhe se loti!


Gjysmë shekulli në ballë të furtunës,


Mendje-NDRITURI, i Partisë së Punës!


Vigan i pamposhtur, stuhive ndër mote,


Ardhmëria KOMBËTARE,-vepra jote!


Armiqtë të organizuan komplote, -prita,


Shqipërisë Nënëloke, t´i ndalej,-rrita!…


Tradhtarët u tërbuan, kudo nëpër botë,


Ty, i SFIDOJE , si SHQIPOJA -Kastriot!


Komplotet e tyre, i humbi era,


Komplotet e tyre i fundosi deti!


Me Ty o Enver Shqiptari!


Atdheu, përparonte, -marshonte,


Me punë, -si dukur me Flamur!


Forcohej, ndëtohej e krenohej shteti!…


Vepra jote shekujve do të rritet,


Shqipëria, krenare, lartësive do ngritet!


Prehu i qetë, o Komandant,


Ty, Atmëmëdheut,- gjithçka i fale…


Populli, kurdoherë të përkujton…


Jemi krenarë, -me të shtrenjtat idelae!…


Më 9. Prill. 2013.


          MOHIMI !


(Sipas një motivi popullor).


Në rrugën e gjatë të jetës,


Në rrugën e shkurtë-drejt vdekjes:


U takuan dy veta:


Binjakë -të pandarë i kanë,


Jeta dhe Vdekja!


Nderi dhe Turpi!


Mbrojtja dhe trupi!


Turpi, e sulmoi,


Nderi, e injoroi!


Po, ai ngucakeq -faqezi,


E sulmoi, -përsëri…


Eja me mua -do të keshë gjithçka…


Të dua ,-të kam shok e vëlla!


Nderi ashpër e vështroi…


Turpi ia ktheu; -po më përbuzë?!!!


-Po, i tha me vendosmëri,


E shtyu rreptë, me mëri!…


Jo!…


Nuk lejoj të përlyhem kurrë!


-Se jam trim e burrë!…


Ti, jetën t´ma bën tërkuzë!…


Turpi, iku si qeni,


Me bisht nën shalë,


Askund s´i zinte vendi,


Pisit të përdalë!…


Më 9 Prill.2013.


           …ATËHERË!


(Qëndresa jonë po vazhdon, si valët e detit Jon).


Atëherë, kur filluam të njohim vetveten,


Bllokadat me dinakëri,-ngritën koka…


Na thoshin, “Duroni,-situatën mos e provokoni,


-Murit nuk i bihet kot, -ne, do t´na çlirojë bota”!…


Atëherë, kur u kthjelluam -organizuam,


Ta luftojmë armikun e tradhtinë,


Dolën qyqarë e kusarë; -si minj e zagarë,


Për ca kocka brenin, për ca lëkura lehnin…


Putheshin me ¨Skllavërinë!


Atëherë, kur ilegalët hidheshin në aksione,


Puthadorët -strukeshin,-thellë nën hone…


Demonstratat tona, i dënonin!


Verbërisht, mjerisht,-egësisht…


I quanin,-kundërrevolucione!


Kurdoherë, qëndruam me nder!


Nëna Shqipëri, -forca na dha!…


Me rrezet e Revolucion Diellit…


Me kaltërsinë, e zemër-qiellit!


Nënëlokja, për lotët e gjakun rrëke,


Na bekonte,-kur binim për Atmëmëdhe!


Kushtrimin e zgjonte, -grushtet i forconte!


Serbo-Jugosllavia, -na sulmonte!


Tradhtia, -si bushtër prapa i shkonte!…


-Stuhishëm u ngritëm mbi fusha,


Shqiptarisht, çlirimtarë,-sfiduam në male,


Penës iu bashkua -motër, Pushka,


Abetarja dhe Flamuri,


Na prijnë -kurdoherë…


Për të shtrenjtat ideale!…


Më 9 Prill.2013.


        ASKUSH!…


 Askush më shumë, nuk përbuzet,


 Askush më shumë nuk fyhet,


 Askush më shumë, nuk nënvlerësohet,


 Askush më shumë, nuk keqkuptohet,


 Askush më shumë, nuk trazohet,


 Askush më shumë, nuk tradhtohet,


 Se idealisti, veprimtari, luftëtari…


 -Se, -Atdhetar Shqiptari!…


 Prej injorantëve!


 Prej delitantëve!


 O, sa tmerr!


 O, medet!…


-Jo, vetëm prej armiqve!


 -Po, madje, -prej kujt se:


 Prej pusave,


 Prej pisave,


 Prej puseve,


 Prej piseve,


 Të kombit të vet!!!


 Më 9 Prill. 2013.


 


 


HEU, SE BESOJ…,-JO!!!


 


( Këtë lajm të zi, -jo se pranon dot shpirti im që, Zaim Beqiri, – iku në amshim, AY i duhej Shqipërisë oooiii!!!)


 


Heu, gjaku po më vlon ndë deje,


Zemra po më ndien hidhërim,


Si moj Nënë Shqipëri,-biri yt,


Sot, u nda  fizikisht prej teje ?!!!


Trojet tona shqiptare,


Ishin dhe mbetën ndë stuhi,


Populli, ky krua gjaku nxori,


Të rrallë atdhetar, si Ty!


Kur Tirana e Kuqe -kërkonte,


Bij´ e  bija, fishekë me dritë,


Ty, me shokë të besoi,


Për Qëndresë e Besë,


Armiqve t´i bënit,


Bllokada e prita!…


Për Shqipërinë tonë, të copëtuar,


Me Ribashkim t´i vijë dita!…


Atje, në gjyqet armike,


Grushtin me guxim -si Qemal Stafa,


E ngrite, pa frikë lart,


Shqiptarët e robëruar,


Të zgjohen, – e të shihnin qartë!…


Përballë armiqve vringëllove,


Përballë tradhtarëve rreptë sfidove!


Kur para botës deklarove:


Ju, me këtë shtet okupatorë-lubi,


Nuk do të jeni gjatë!…


Ne, do të bëjmë Shqipëri,


Jo, me  lutje, -por me shpatë!…


Dhe, kot e keni o faqezi,


Kur mbi ne si gjarpinjt e hidhni vrerin,


Askush në botë, -me mend në kokë,


Njerkën më shumë se donë se Nënën,


-E  duam Shqipërinë Socialiste,


-E duam Bacë Enverin!…


U tmeruan armiqtë, -bashkë me pisat tradhtarë,


-U drodhën ndë pallate, sllavët okupatorë!


Mbi Ty me shokë,- o tribun i popullit,


Pamëshirë ra dënimi mizor!


Ah! Gabuan horra!…


Ah! Gabuan dhe horret!…


Kur menduan se ju  nënshtrojnë,


Harruan se Shqipove dhe Shqipeve-burgosjet,


Më shumë urrjetjen,


-Dhe qëndresën ua shtojnë!


Satanët e përtej karpateve, agresorë,


Miopët, kopukë,-nuk e kuptonin dot,


-Kurrën e kurrës nuk fiken, as ndalojnë…


Meteorët dhe meteoret shqiptare, -mbi Tokë!…


Shqipet e Shqipot e Partisë,


Nuk i trembë, litari as topi,


Bij´ e  bija të lirisë,


Janë rritur e kalitur,


-Me gjak të pastër, Mic Sokoli!


Ata, qëndruan kurdoherë,


Burgjeve, -dhe në fushë-beteja,


Ranë dhe u ngritën, mijëra herë,


Shekujve, si Viganët, -për Fitore të reja!


Ty, veprove i fortë,


Besnik, na forcove prore…


Kurrë s´u pendove,


As as u mashtrove!


-Jo! Kurrë se humbe busullën,


-Në xhunglën, me errësira  politike;


Të demon-kracisë mortore!…


O, bir i madh i Tokës Arbërore!


Jo! Nuk të shkoi mendja, për privilegje,


Apo të vraposh si zagarët, -për  pushtet…


Ty, o vëlla të digjej zemra,


Si të bëjmë Shqipërinë…


Si të kemi  Liri, Barazi, Drejtësi!


-Si të kemi shtet!…


Të bëjmë një Shqipëri të Ribashkuar,


Një Kala të pathyeshme,


-Këtej , në “Barotin Ballkan”!…


O, bota do të kalllet,


Toka do të digjet, -vullkan!


Ah!  E keqja e liga,


Armikja, tradhtia…


Nuk duan -kurrë,


Lule naimiane, të bëhet Shqipëria!


Koha po ikën, me oshtima e pshertima,


-Po, ikën e mjera, -e keqja,


E, trimat si Ty, o Flakadan,


Po i rrëmben , -vdekja-kryeneqja!


-Një ditë , o sot o kurrë!


Ata do të humbin , do të dorëzohen,


O, sa shumë vdekje -si kjo jotja,


Pse i morën Yjet tona, do të pendohen…


Jeta do të fitojë, padyshim!


Mbi robëri, -vdekjen vrastare,


Jo! Kurrë s´do të ketë paqe mbi botë,


Derisa, nuk Ribashkohen, trojet shqiptare!


Prehu i qetë o burrë i dheut,


Në truallin e zjarrtë të Tetovës Kreshnike,


Sot Shqipot e Shqipet,


Për Ty idhshëm po lotojnë,


Me zemrat vullkane, në heshtje


Po betohen, e po bashkohen…


Amanetet e të parëve-çlirimtarëve,


Në vend do t´i qojmë!…


Më 10 Mars, 2013.


 


FLAKA E JANARIT!


 


Kur vinë janari e shkurti,


Me ploja e pjalmat…


E serta , -valë,


Kur i kujtojmë trimat,


Që ranë për Ideal,


Shpirti më flakëron,


Zemra më trokllon…


Mua, mërgimtarit atdhetar,


Në ferr-mërgim-trazim,


I tretur nëpër botë!


-Dhe, Bota nëse bëhet imja…


Nuk gëzohem,-as kënaqem dot:


Se shkjau okupatori ,


E tradhtar horri…


Tradhtisht, yjet “i vranë”..!


Atdhetarët flakadanë,


Stërnipër, të Gjergj Kastriotit…


Me me pushkë e penë…


Dolën në atë epokë terri;


Përballë armikut,


Me heroizmin -partizanë…


Ata, ishin ndër të parët,


Pishtarë të lirisë,


Idetë dhe veprat:


I kishin, gur-themelet,


E ribashkimit, -e përparimit,


Të Nënë Shqipërisë!…


E kam zor të mendoj,


E, me qetësi të krahasoj:


Cili qe më i bukuri,


Cili qe, më dituri,


Cili qe më guximtari,


Cili qe më i miri!!!


Rexhep Mala,


Nuhi Berisha ,


Kadri Zeka,


-Jusufi e Badhosh Gervalla,


O, sypatremburi,


-Bajram Bahtiri?!!!


E “tretem”, tutje-tëhu…


Ashtu në mendime…


Me zjarrmi-vendosmëri,


I tej thelluar, i revoltuar!…


Me bindje -e shpirt-trazuar,


E ndiej, e përjetoj…


Se, Flakë e Janarit…


Flakëron dhe rritet,


Dhe, nga zemra ime!


Për idealin tonë,


Ende të pa-realizuar


Më 19 janar, 2013.


MË TËRHEQ SI MAGNETI!


Nuk e di pse?!!!


Brezi im më tërheq,


Hiç më pak, se magneti,


Mbase, – jo pse,


Nuk kemi mospajtime?!!!


Por, megjithatë…


Nuk e di, -pse?!!!!


Disi, më të afërt jemi!


Në gëzime e hidhërime!…


Më 21 Janar 2013.


TY!


Herë më vjen shpirtit vërdallë ,


Si valë, -e qeshur, si rreze diellore,


Herë më vjen ngadhnjyese -shkëlqyese…


Si rreze e ftohtë me largësi hënore…


Herë më therrë,-tej zemrës,


Herë më je larg, -tej botës…


E paarritshme, e pa-anë…


S´ka vuajtje për ne, mbi dhe:


Kur jemi pranë e pranë!…


Nuk kam menduar që, ia kaloj çelikut,


Me qëndresë,-në mëgim, disi “po gjalloj”!…


Zjarrmitë dhe afri-largësitë rinore…


Vetëm satanëve, ua dëshiroj!…


Sa afër të kam, -sa larg më ke mbetur,


E, si përballohet kjo jetë mizore,


Nga këto krajata, në gjakra ngjitur…


Për Ty mendoj e po vuaj -prore…


Më 31 janar, 2013


EPOKË E NDERIT!


Epokë e ndritur, epokë e nderit,


Shkëlqente si diellore,-prore…


-Epokë e komandant, Enverit!


Për shqiptarët kudo nëpër botë,


Ishte epokë e lirisë, – e, jo e skllavërisë!


Atbotë, me Shqipërinë Socialiste,


Nuk luhej dot, -nga këlyshët e tradhtisë!


Hienat fashiste, i mprehnin dhëmbët,


Por, të sulmonin nuk guxonin dot!


Fashistëve dhe kolaboracisonistëve,


-SHQIPTARIA , -ua mbushi,


 Gojët dhe shpinat me barot!…


Më 4 shkurt, 2013.


TË PËRJETSHËM!


Nuk janë z, e znj, e biznesit,


Nuk janë as z, e znj, e ahengjeve…


Nuk janë as ato të pasurive…


Të devizave e bizhuterive!


Janë shokët e shoqet e idealit,


Shokët e shoqet e burgut e të malit,


Shokët e rrezeve diellore,


Shoqet e gjakut , -tejet tokësore…


Të shpirtit e jo të mashtrime-vesës,


Me këta yje jemi të pangopur,


Me këto yllka, -freski, të besës,


Janë përjetësi, e shpresës…


Janë tërësia e Gjuhës dhe Lirisë…


Janë vërtetësia e Flamurit të Ribashkimit,


Janë hapësirat e pa-anë detare, qiellore…


Të përparimit, të Nënë Shqipërisë!…


Ideale, të pavdekshme prore!…


Më 4 shkurt, 2013.


 


 


1.


      Atdheu


Atdheu, më bëri të zgjohem…


Atdheu, më bëri të mbroj të vërtetën,


Atdheu, më bëri të revoltohem,


Atdheu, më bëri të njoh vetveten!…


Atdheu, më bëri t´i dua dituritë,


Atdheu, më bëri t´i urrej tradhtitë!


Atdheu, më bëri t´i urrej të liqtë,


Atdheu, më bëri t´i urrej armiqtë!


Atdheu, më bëri t´i çmoj  atdhetarët…


Atdheu, më bëri t´i demaskoj tradhtarët!


Atdheu, më bëri t´i dua-hapësirat e paanë të lirive…


Atdheu, më bëri t´i urrej pakufi-zingjirë e robërive…


Atdheu, më bëri ta përqafoj qëndresën…


Atdheu, më bëri-përballë vështirësive,-ta forcoj besën!


Atdheu, më bëri përballë dinakërive të fitoj…


Atdheu, më bëri përkrah besnikërive të dëshmoj…


Atdheu, më bëri të gjurmoj historinë,


Atdheu, më bëri të notoj valëve të jetës,


Me -lulëkuqe letërsinë!


Atdheu, më jepë forca, -dhe, ndonjë çast ligshti…


Kur shoh e dëgjoj, -sa e padrejtë është bota imperialiste…


Mbi drejtësinë e fitoreve, -kur po e shkelë pamëshirë…


O, me dinakëri…


Mbi djersën dhe gjakun e tij!


Atdheu, më bëri të jem, – ky që jam!!!


Për idealet e fitoret tona, -jo, se ndërroj lëkurën…


-As ndërmend, -kurrë se kam!…


Më parë do pranoja; -që sot:


-Vetes t´i hapja dyert e burgut,


Apo varrin nën hijen e ftoit,


Se të shkelja mbi idealet e mia; –


E, të zhurmoja me lehjet e servil langoit!…


Atdheu, më dha forca -më bëri të tillë;


I pastër i çeliktë, -stoik, përballë sulmeve…


E, kurrë i qullët, -e shkretan, shëllirë!…


O i shtrenjti  Atmëmëdhe!


Lumë që të kemi:


Të ëmbël e të sertë…


E, lumë që na ke…


Me qëndresë, -vaj e dert!…


Më 3. 12. 2012.


 


 2.


          Eh!…


Eh, sa shumë dashuri mbetën pengje…


Në zemra të djegura, -fatkeqësi me dengje…


U shkrinë si mjalta, në një gotë…


Të thyera nëpër botë, -për arsye- ”krejt kot”!…


Shiqime të pashijuara kurrë!


Freskime të pangrohura kurrë!


Fjalë të pathëna kurrë!


Përkdhelje të padhëna kurrë!


Nga një cucë , nga një djalë,


Nga një grua, nga një burrë,


Të lagura,- si fletë liriko-epikash…


 Të vala, si bukët në furrë!…


Më 14.6.2012.


 


 3.


     Paralajmërim!


Shpeshherë gjatë udhëtimeve,


Idetë poetike më vërshojnë…


Papritur, rrufeshëm, me rrëmbim,


A mos qenka kjo, –paralajmërim?!


Për mua udhëtarin, -ushtarin e Adheut,


Me penën shpatë- të sfidoj armiqsi e tradhti…


Kudo, dhe kurdoherë në do situatë!…


Atdhe –të zgjuar, -vigjilentë më ke!


Për ty  Atdheu im i shtrenjtë…


Ditë e natë do të shkruaj…


Kujtimet tua të jetës -shtrëngatë…


Si reliket më të zjarrta, -në zemër i ruaj!


Më 19.6.2012.


 


 4.


     Rikthimi


Kur vi tek Ty, -Atdhe,


Ndihem,  më i fortë se graniti malor,


Ndihem , i pathyeshëm mbi dhe,


Thellësisht, Shqipo-arbëror!


Eh! Kur ditëbardhat tokësore ikin,


Kur udhë-mërgimi, më rrëmben…


Si ujku siberian, -si -ujku i zi…


Shpirti më shpërthen stuhi!…


Më 12.12.2012.


 


5.


    Perandoritë moderne!


Dalëngadalë, si detet me të qeta valë…


Pa u ngutë, -tinëzisht, egërsisht…


Popujve të shtypur LIRITË…


Pafundsisht, po ua përpijnë…


-Po ua ”përkdhelin”, -shkelin…


Si tanket, netëve në periferi!…


Si re të zeza, zbritur në kodrina,


Dinakërisht, me sa më pak oshtima…


-Kur livadheve, mbi lulet marshojnë,


Pahetueshëm, padëgjueshëm, trishtueshëm…


Me ”manovrime”, -ngjyrat ua tjetërsojnë…


Shpirtëra  e trupa –po ua deformojnë!…


Pernadoritë gjakësore-mizore…


Po shkelin mbi shtetet,


Flamujt po ua ndryshojnë,


Përbuzen me ngulfatje,


-Sovranitetet…


-Deformojnë, e humbin, Gjuhët,


Ndryshojnë e shkilen, Flamuret,


Sakatosin, e përdhosin, Identitetet…


Kombet, -po mezi frymojnë…


Viktimat përballë me xhelatët!


E atomit, -e gjuhë -shpatët,


O, sa ”mrekullueshëm”, sfidueshëm,


Po bashkë -”jetojnë” ,


”Liritë njerëzore” -po i gëzojnë!…


E habitshme, si po kohezojnë!!!…


Botën me mashtrime, trillime…


 Po e mbulojnë, po e befasojnë!…


Qëllimet vrastare, t´i realizojnë!


Në emër të-multi ”atom”…


Ndërkombë-(shkatërrim)-tarizimit


Me ”parajsë” të euro-bashkimit,


Fshihen sherret…


Mbulohen tmerret…


E, të ziut, e të kobshmit, -kapitullimit!


O, sa fatkeqësi, -tragjedi në histori…


Në këto kohëra të errësuara…


E, shumë të dështuara…


Qeveritë servile, -somnambule…


 Të majmura, të verbuara, të dështuara…


Frikësohen, mashtrohen e gjunjëzohen!…


Popuj, zgjohuni!


Shpërtheni si  tufane…


Përmbysni këto hiena…


”Legjitime”, -me revolucione,


-Të vala -Vullkane!…


Më 15.11.2012.


           


6.


     Riciklim!


Kur po shkëpusja lehtësisht,


Një trëndafil me dy gonxhe,


Papritur –gishtat më therën…


Jo,  aq tmerrësisht, -por gjaku shpërtheu…


Po, papritur nga ai ”tërmet”…


Trëndafilit të përgjakur i mbetën


Vetëm dy fletë…


Era si përhera,- i rrëmbeu në ikje,


Ndërsa, tjetra, e plotë mbeti,


Ajo, gonxhe bukuroshe,


Ishte e fortë, -në rilindje!…


Mendova; -vërtet:


Si këto gonxhe trëndafili,


Puqen jeta dhe vdekja:


Me rilindje dhe ikje!


Kështu, hidhen ”vallet”, –pambarim,


Kështu, këndohen me rilindje…


Kështu, vajtohen me ikje…


Jeta dhe vdekja në riciklim!…


Më 7. 12. 2012.


 


7.


     Ëndrra dhe realiteti


Sonte po ëndrroja ëmëlsisht  për Ty,


Po e shijonim një natë bardhoshe,-me dëborë,


Ty, e kishe shtrirë dorën mbi krahun tim,


Përqfoheshim ngrohtë si dy engjëllorë…


…Disi, s´të kisha parë shumë kohë,


Malli më kish zhuritur moj!…


Dëshiroja të të fus në shpirt…


Papritur një krismë , -na zgjoi!….


Ah! Iku ajo ëndërr mjaltore-mëngjesore,


Në këtë kohë me furtuna…


Papritur, -kishte krisur alarmi-ora…


Na prisnin aksionet, -na priste puna!


E dashur!…


Jeta nuk është ëndërr, -parajsore…


Por, është  dhe, -betejë me stuhi…


Gjatë viteve rinore, -më shumë…


Gjenim kohë, – dashuroheshim,


Me zjarrmi!…


Ato hovet  freskuese, -përvëluese,


Na zgjonin, -natën e kthenim në ditë!


E sheh e dashura grua-stoike…


Tri filizat tona, -tani janë rritë!…


Nuk donim  t´ ua dinim brengave-situatës!


Kishim vrulle dashurie, -pafundsie…


Jo! Nuk përshkruhen dot,


Ndonëse në kohë robërie…


Na mungonin  shumë gjëra, -në botë!…


Por, QËNDERESA,  shkëlqente me dashurinë,


Atëbotë, ishim me rrënjë , në TOKËN tonë…


Atje, ku zemrat hëna,- netëve i gjallëron…


Shpresonim,  ardhmërinë, -për Shqipërinë!


Ka vite, na rrëmbeu jetë-mërgimi…


Dashuria mbeti, -rinia ca na treti…


U cënuan, jo pak- hareja dhe gëzimi


Herë-herë, si hije, -po na bie trishtimi!


Epo, jeta s´ është e denjë…


Vetëm për lumturi…


Breznitë vinë e ikin,


Të rrojë Nëna Shqipëri!


Më 12. 12. 20.12


 


8.


    Kur mungoje Ty!


Kur mungoje Ty e  dashur!…


Mungonin shikimet,


Mungonin puthjet…


Mungonin ledhatimet,


Mungonin dëfrimet…


-Por, -nuk munguan,


Kujtimet, vuajtjet,


Lotët, pendimet…


Nuk munguan, -as rënkimet!…


Kur mungoje ty e  dashur!…


Bukuroshja i mungonte tokës,


Rrezartja, i mungonte diellit,


Dallga i mungonte detit,


Flakërima i mungonte qiellit!


Më 1. 5. 2002.


 


9.


       Grushti yt, forca jonë!!


(Kushtuar, Enver Hoxhë Shqiptarit, -për qëndresën  e tij shqiptare,  përballë diplomacisë ndërkombëtare)


Prej Viganit madhështor,


Që, e kishte Shqipëria,


Dridheshin në kor…


Armiku dhe tradhtia!…


-Që nga Parisi, -sinonim Versaje,


Që nga Athina, -gjer në Beograd,


Kur foli Bacë Enveri,


Në vende të huaja, -larg:


Hrushqov  Derri e Tito Ferri,


Dridheshin si thuprat në ujë,


Jo, Shqipot për kapistrash,


-Nuk lidheshin…


Të ketë hise, -në Flamurin tonë,


-Dhe, një simbol turpi…


T´i mbetej historisë,


-Njollë e shkujë…


E, të futej Shqipëria,


Nën thundër të huaj!…


Bacë Enveri, Ay GJENI,


Gishtin tregues –sfidues,


E ngriti lart!…


Kurdoherë, me guxim, vetëtimë,


-Para botës foli qartë!…


Nga guxim –drejtësia,


E zhveshur SHPATË…


Ra Moska dinake,


Ngordhi në “Pasha Liman”,


Ariu i Siberisë…


Ra Beogradi gjakatar,


Përballë qëndresës,


Të shqiptarisë!


U thyen copë e grima,


Planet e tyre shekullore,


Të zgjerojnë perandorinë…


gjakpirëse, sllavo–okupatore!…


Ajo natë –sa shekujt e gjatë,


Ajo natë , po i ndante EPOKAT,


Pamëshirë- si tehshpatë!…


Grushti yt, o Bacë Enver,


Mbi fashizëm –revizionizmin,


Forca të reja,- si rrufeja…


-Pandërprerë, -kurdoherë,


Do t´ përhapë, – për komunizmin!…


Më 1. 10. 2012.


 


10.


      Po na mungoni!…


(Dëshmorëve të Shqipërisë Etnike)


– Poezi të ribotuara me në përkujtim të 14 vjetorit të rënies heroike të vëllait tim të gjakut dhe idealeve, Mustafë Shyti; heroit të popullit Fehmi Lladrovci, heroinave të popullit, Xhevë e Fatime Hetemi, -shokut  tim të idealeve, Enver Haliti, nga Drenica e Kuqe dhe qindra e mijëra yjeve të lirisë që ia falën gjakun, ia rritën shpresat dhe nderin Shqipërisë!


Po na mungoni:


Si uji përrenjve dhe ujëvarave,


Po na mungoni:


Si dielli, maleve e fushave!


Po na mungoni:


Si penat  shkencëtarëve,


Po na mungoni:


Si armët  luftëtarëve!


Po na mungoni:


Si drithërat,


malësorëve!


Po na mungoni:


Si çekanët e drapërinjtë,


punëtorëve!


Po na mungoni!


Ah!…


Sa shumë


Po na mungoni!…


Por, -për Ju,


Nuk po na mungojnë:


Vuajtjet,


Kujtimet!


Dashuritë,


Krenaritë,


Që aq shumë, – i meritoni!


Suedi, 23.12 2009.


11.


      


    Përjetësi !


Brenda kësaj jete,


Gjithçka pas një kohe


Tretet!…


Veç vepra madhështore,


E përjetshme mbetet!


Me shekuj jeton madhështia,


Veç, mos të mendon Kurrkushi:


Se harrohet dhe tradhtia!…


Ashtu siç jetojnë,


Ngjyrat bardh e zi:


Kurdoherë luftojnë,


Besnikëri e tradhti!…


Suedi, 16. 10. 1994


12.


  


     MUNDET


Mundet, uji të shterojë,


Në të gjitha detet…


Mundet, të shterojnë,


Edhe oqeanet…


Por, luftën për RIBASHKIM,


Moj, Nënë Shqipëri,


Kurrë s´do ta ndalojnë  Shqiptarët!


Suedi, 11 Mars 2009

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …