Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar të mërkuren për në Britani të Madhe, ku do të ketë takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë të Partisë Konservatore Britanike. Gjatë qëndrimit në Londër, me ftesë të Partisë Konservatore të Britanisë së Madhe, lideri i PDK-së do të ketë takime bilaterale me krerët e Partisë Konservatore Britanike në rrafshin politik dhe organizativ. Veseli do të diskutojë për huazimin e përvojave më të mira dhe transferimin e ekspertizës dhe asistencës së konservatorëve për fuqizimin e PDK-së dhe për hartimin e një programi të ri e modern për të ardhmen. Kjo vizitë vjen gjithashtu edhe në kuadër të angazhimeve të PDK-së për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare të familjeve të partive të qendrës së djathtë. Ndryshe, Partia Konservatore e Britanisë së Madhe ndodhet në pushtet prej vitit 2010 dhe është një nga partitë politike më të vjetra e të njohura në botë.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …