Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka thënë se qëllimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. “Në dritën e këtij qëllimi, administrata publike kërkon nivelin e modernizimit që do të mundësojë bashkëveprim më të mirë mes njerëzve dhe Qeverisë. Në kohërat sfiduese që po kalojmë dhe në përdorimin gjithnjë në rritje të teknologjisë së informacionit, ne kërkojmë të krijojmë një strukturë ku shërbimet ndaj qytetarëve tanë, të jenë të arritshme lehtë dhe në çdo kohë”, ka deklaruar Hoxha në konferencën Ministrore të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim ekonomik e cila po mbahet në Paris.