leoni

Nebih Rexhepi

Nebi Rexhepi: O Zot “fali” politikanët e Kosovës se nuk dinë çfarë bëjnë

Pas lufte, populli i Kosovës përjetoi tmerrin më të madhë, gati të thuash në historinë e sajë, por falë UÇK-së dhe ndihmën e Zotit i mbijetoi kësaj hegjemonie serbo-sllave, dhe doli në dritë të vërtetë. Dhe kur pritej që këtë dritë ta shohin të gjithë, ndodhi e kundërta, sepse këtë dritë politikanët ua shëndërruan në hije, sa që edhe sotë shumica e tyre nuk e shofin mirë këtë dritë. Sepse atyre iu mungojnë ose të pa gjeturit, shumë të vrarë, gjërat elementare për jetesë….Por kjo as që u bënë prshtypje, pra këtyre politikanëve duhët thënë: O Zot “fali” këta politikanë se nuk dijnë çfarë bëjnë.

“Pritë me muaj, e pritë me vjetë”, populli i vuajtur i Kosovës duroi e duroi, sa që e teproi së duruari, duke pritur një kohë më të mirë, mirëpo ky durim iu kthya si bumerang nga politikanët e pa-ngopur, të cilët jo vetëm që nuk e qajnë kokën, për këtë popull të vuajtur e të sakrifikuar për këtë liri të sotme, por edhe bëjnë sehirë sikur nuk shofin as-gjë: O Zot “fali” këta politikanë se nuk dijnë çfarë bëjnë.

Për t’ua numruar të këqijat politike, që ia kanë bërë Kosovës as që mundë ta imagjinoi ndokush, sepse as kujtesa e kompjutorëve më të sofistikuar nuk do mundëte t’ua regjistronte e lëre më ndokush tjetër. Por duhët ndalur te të këqiat e fundme atë për gjykatën speciale, të cilën një herë e votuan, kurse tani e “kundërshtojnë” me kozmetikë politike. Kapaku i të këqiave kulmoi me demarkacionin. Ku siq dihët, me Maqedoninë ishte humbur territor, kurse tani me Malin e Zi, me këmbë ngulje disa politikanë duan ta shpërblejnë Malin e Zi me 8mijë hektarë territor. O Zot “fali” këta politikanë se nuk dijnë çfarë bëjnë.

Sa i përket sovranitetit të shtetit, përkufizimin më të përpikët e ka dhënë poltikani më i ndërgjegjëshëm në Kosovë Jakup Krasniqi ai në as-një rrethanë nuk bënë pjesë në këtë grupë politikanësh. Para pak kohe Jakup Krasniqi ishte shprehur në mënyrën më të përsosur: “Sovraniteti” i shtetit nuk guxon  të hidhët as në referendum”.

Kurse qeveria e kaluar, pa e diskutuar fare në kuvend e nënshkruan “marre-veshjen” për demarkacion. O Zot “fali” këta politikanë se nuk dijnë çfarë bëjnë.

Politikanët e Kosovës nuk kënaqën vetëm me këto të këqia, për ata tashi shërbehen me fyerje, tallje, etiketime ….. e çka jo tjetër. Në botën demokratike rreptësisht është e ndaluar me ligj përdorimi i fjalorit ofendues, abuzivë etj. Kurse tek ne kjo është në modë, ku dominon ajo “pallavra”. Kulminacioni “përfundon” me fjalën banale të Aida Dërgutit që edhe lapsi nuk e përballoi ta shkruaj… O Zot “fali” këta politikanë se nuk dijnë çfarë bëjnë.

Për fat të keq edhe populli i Kosovës nuk është pa kusure, sepse të gjithë këta poltikajë, kanë dalur nga vota e tyre. Të gabosh një herë nuk është ndonjë e keqe, por të gabosh në kontinuitet diqka nuk është në rregull. Por për këtë popull edhe kësaj radhe po i mbylli sytë dhe polutem: O Zot fale këtë popull se nuk din çfarë voton?…

Kontrolloni gjithashtu

REAGIM PUBLIK NGA ROSCAP NDAJ INSTRUMENTALIZIMIT POLITIK TË TEMAVE QË NDËRLIDHEN ME CILËSINË E ARSIMIT DHE MIRËQENIEN E FËMIJËVE

Rrjeti i Organizatave të Shoqërisë Civile për Arsimin Parauniversitar (ROSCAP) shpreh shqetësimin dhe indinjatën më …