Mjaftoi nje fjali e shkruar dhe e shperndare me vajber per te shperthyer nje “krize” e kurdisur ne Levizjen Vetevendosje!! “Nxjerr nje kashte e dalin gjashte”, thote fjala popullore. Veprimtare, anetare e simpatizante te LVV-se u ndane ne dy taborre: sulmuesit e asaj qe hapi “kutine e Pandores”, ne njeren ane, dhe mbrojtesit-avokatete e saj (pakice), ne anen tjeter… Pati dhe ka edhe te permbajtur. Ne dukje ishte nje rastesi, nje pakenaqesi e dikujt. Por, me kalimin e diteve u pa se LVV-se po i imponoheje vetedijshem nje krize perbrenda!! Trysnite nga jashte, shantazhet, ndjekjet, arrestimet, burgosjet e denimet nuk kishin dhene rezultate. Perkundrazi, e kishin fuqizuar LVV-ne. Prandaj, kundershtaret e Levizjes u kujtuan se lisin e çante me se miri pyka e tij! Reagimet, qendrimet dhe kerkesat e ndonjerit nga deputetet dhe anetaret e Kryesise se VV-se treguan se nuk beheje fjale per kapriçio personale, inate apo mosdurim personal. Ne LVV ishte formuar nen rrogoz nje koncept dhe nje grupim qe kerkon ndryshimin e kursit politik, ideologjik e kombetar te organizates: shenderrimin e LVV-se ne nje parti si te gjitha partite tjera ne Republiken e Kosoves, parti “kosovare”!
Qe te behet kjo duhet “eleminuar” themeluesi dhe ideologu i saj, Albin Kurti, i cili deri sot ka deshmuar se u qendron besnik pikepamjeve te tij dhe te organizates… Po si te eliminohet? Anetaresia dhe shumica absolute e aktivisteve dhe drejtueseve te LVV-se e do Albinin ne krye te organizates (beri gabim qe u largua!). Kjo eshte pengese e pakapercyeshme! Prandaj, grupi qe çirret per “demokraci” te brendshme po kerkon qe t’i ndalohet kandidimi per kryetar Albinit!! Kam pare e degjuar lloj-lloj nderskamcash e lojerash neper parti te ndryshme, por qe t’i ndalohet dikujt kandidimi per kryetar a per nje pozite tjeter nuk me ka rene te degjoj!! Ky zbulim mund te futet ne librin e Ginisit!
Prandaj, them qe situata dhe zhvillimet ne LVV jane me serioze nga qe duken! Kjo eshte arsye e mjaftueshme qe te gjithe ata qe ia duan te miren LVV-se dhe Kosoves shqiptare duhet te jene gjakftofte, te matur dhe te permbajtur ne deklarime e “denoncime”.
Dalja ne medie dhe prononcimi per medie i Kryetarit aktual te VV-se nuk i kontribuon ruajtjes se “qetesise” dhe unitetit politik. Dalja ne medie dhe rreshtimi i atij qe eshte i thirrur me shume se te tjeret per unitet, Visar Ymerit, ka ngjallur reagime te forta. Kryetari i LVV-se, me shume se te tjeret, ka detyrim te ruaj “ekuilibrat” ne organizate dhe te gjitha propozimet, idete, projektet, por edhe mosmarreveshjet t’i prezentoje dhe t’u jap rruge ne organet e organizates e jo ne medie!! E drejta per te kandiduar per kryetar te LVV-se nuk mund t’i mohohet askujt ne kete organizate.
Veç me i shku mendja dikujt do te ishte shkelje e rende e Statutit, frymes dhe demokracise se brendshme te LVV-se dhe demokracise pergjthesisht! Prandaj, them qe ka zgjidhje dhe zgjidhja duhet kerkuar brenda organizates e jo ne medie! Secili anetar i LVV-se qe eshte i interesuar te kandidoje per kryetar le te pergatit “platformen” a “programin” e tij dhe le t’ua mbush mendjen qe ta votojne. Kryesia duhet te mblidhet pa vonuar dhe pastaj (pa vonuar) te mblidhet edhe Keshilli i Pergjithshem! Aty dhe vetem aty jane zgjidhjet (edhe zgjedhjet!).