leoni

Limaj ka konfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e pozitës së komunitetit malazez

Limaj ka konfirmuar përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e pozitës së komunitetit malazez

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka pritur në takim kryetarin e Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Sllobodan Vujiçiq, me ç’rast është biseduar për pozitën e këtij komuniteti. Në këtë takim Limaj ka konfirmuar përkushtimin e plotë të Qeverisë së Kosovës për përmirësimin e pozitës së komunitetit malazez. Po ashtu ai ka bërë të ditur hartimin dhe miratimin sa më parë të Planit të Aksionit për Strategjinë e afirmimit dhe integrimit të malazezëve. Duke implementuara në tërësi këtë Strategji, malazezët e Kosovës do të barazohen në të gjitha aspektet me komunitetet e tjera në Republikën e Kosovës. Limaj e Vujiçiq theksohet se janë pajtuar se marrëdhëniet midis Kosovës e Malit të Zi janë të shkëlqyeshme dhe se tani theksi duhet të vihet në përparimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …