Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj rrëfehen para Adriatik Kelmendit dhe Baton Haxhiut

Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj rrëfehen para Adriatik Kelmendit dhe Baton Haxhiut

Para se të debatohet në Këshillin e Përgjithshëm, kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri qëndrimet e tij i ka bërë publike në një emision të Adriatik Kelmendit, ndërsa ish sekretari i parë i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj  qëndrimet e tij i ka debatuar me gazetarin, Baton Haxhiu. Këto rrjedha të padëshirueshme të dy krerëve ende të lartë të Vetëvendosjes kanë krijuar  tension edhe më të thellë politik te anëtarësia e partisë edhe me faktin se Ymeri dhe Molliqaj kanë shfrytëzuar rastin të rrëfehen e të pozicionohen, pikërisht në kohën  kur lideri historik i Vetëvendosjes, Albin Kurti  ndodhet në burg. Këto veprime mund të çojnë në një shkizmë të pashmangshme, në Vetëvendosje, nëse Albin Kurti dhe shumica e cila e mbështet, nuk marrin masa urgjente për ta ruajtur elektoratin, si gjithnjë rreth një autoriteti, rreth një kulti, sepse në mendësinë tonë tradicionale dhe aktuale  politike ka pasur dhe ka sukses vetë Kultit i individit. Pikërisht mbi këtë kult u ngrit edhe PDK-ja rreth Hashim Thaçit për t’u përgjysmuar pas largimit të tij  nga partia. Kjo në njëfarë mënyre po ndodhi edhe ne zgjedhjet e fundit të Vetëvendosjes.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …