Ministri Sefaj raporton para Komisionit për Punë të Brendshme dhe siguri për zhvillimet në Inspektoratin Policor

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj kërkon nga deputetët ndihmë për Ligjin për pensionimin e policëve

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj ka raportuar para Komisionit për Punë të Brendshme rreth zbatimit të MSA-së. Sefaj tha se për vitin 2017 ka planifikuar gjithsej 98 masa në kuadër të planit kombëtar për zbatimin e MSA-së. Sipas tij nga 98 masa, janë realizuar 77 masa, derisa 21 masa tjera janë në realizim e sipër. Deputeti Rexhep Selimi tha se duhet ta dinë se cilat janë sfidat që po përballen në zbatimin e MSA-së. Por ministri Sefaj tha se kanë stagnime me aktet ligjore dhe nënligjore. Megjithatë ai i quajti teknike.  Deputeti i PDK-së Fatmir Xhelili pyeti ministrin se pse ka me shumë raste të inicuara nga Policia dhe shumë pak aktakuza të ngritura nga Prokuroria.

Por Rashit Qalaj nga Policia e Kosovës tha se ka disproporcion mes padive të ngritura nga Policia por se prokurori vendos për ngritjen e aktakuzës apo jo. Ministri Sefaj kërkoi nga deputetët që ta ndihmojnë në miratimin e Projektligjit për pensionimin e pjesëtarëve të Policisë, i cili parasheh që rreth 2 mijë pjesëtarë brenda tri viteve të dalin në pension. Sefaj tha se këtë projektligj e ka bllokuar FMN-ja pasi sipas tyre ka kosto të madhe financiare. Ai shprehu shqetësimin edhe rreth policëve që ruajnë objektet qeveritare. Sipas tij janë rreth 600 pjesëtarë që janë të angazhuar në ruajtjen e objekteve institucionale. Ministri Sefaj ka raportuar edhe për imlementimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë që i përkasin Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …