Klina, Gjilani dhe Ferizaj shkëmbejnë përvoja për kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme

Klina ka qenë nikoqir i takimit për shkëmbim përvojash në mes të komunave, Gjilan dhe Ferizaj, për temën: “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në kujdesin dhe zhvillimin gjatë fëmijërisë së hershme në Kosovë”. Në takim përveç mysafirëve nga Ferizaj dhe Gjilani, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Instituti Pedagogjik i Kosovës, zyrtarë të Drejtorisë së Arsimit, Qendrat për Punë Sociale, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe drejtoresha të çerdheve e edukatore nga tre komunat që kanë shkëmbyer përvojat në këtë fushë. Shkëmbimi i përvojave në këtë drejtim është vlerësuar lartë nga pjesëmarrësit dhe është kërkuar që aktivitetet e tilla të janë sa më të shpeshta, ngase bëhet fjalë për një çështje të ndjeshme, që kërkon përkushtim të madh të të gjithë mekanizmave relevante. Ky takim është mbështetur nga Organizata “ Save The Children”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …