Kryeministri, Ramush Haradinaj, mori pjesë në takimin e Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, në të cilin theksoi rëndësinë që ka zhvillimi ekonomik për rritjen e mirëqenies për të gjithë qytetarët e vendit. Gjatë fjalës para të pranishmëve, ai theksoi se Qeveria është duke punuar maksimalisht me partnerët nga bizneset në përshpejtimin e proceseve dhe avancimin e programit legjislativ, i cili do të jetë në shërbim të sipërmarrësve dhe bizneseve vendore. Kryeministri, Ramush Haradinaj shtoi më tutje se bizneset nga Kosova duhet të jenë garuese me të gjitha bizneset rajonale dhe për këtë duhet të krijojmë lehtësira tatimore, qoftë përmes pushimeve tatimore, qoftë përmes heqjes së akcizës për produkte të ndryshme të cilat krijojnë favore për bizneset dhe mundësinë për hapjen e vendeve të reja të punës. Pas marrëveshjes për investim në energji që kap shifrën 1 miliard e 300 milionë euro, Kosova ka hyrë në hartën e vendeve me interes për investim, theksoi kryeministri, Ramush Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …