Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behxhet Pacolli e ka dënuar sulmin e djeshem në Toronto të Kanadasë

Zëvendëskryeministri Pacolli: Ta shndërrojmë Kosovën në një histori suksesi global

​Me rastin e festave të fundvitit, zëvendëskryeministri i Parë dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, organizoi të premten në mbrëmje një pritje për Korin Diplomatik të akredituar në Kosovë, duke vendosur për herë të parë traditën e pritjes të ambasadorëve të akredituar në Kosovë. Me këtë rast, kryediplomati kosovar mbajti edhe një fjalim duke i’u falenderuar diplomatëve ndërkombëtarë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendit tonë. “Ju miqtë tanë të shumtë na keni ndihmuar në çdo hap. Ne jemi një shtet i krijuar nga fillimi.  Themelet janë ndërtuar të forta. E gjitha kjo është një eksperiencë unike për të gjithë. Për ne kosovarët, por dhe për miqtë tanë ndërkombëtarë. Ne kemi ulur në nivel zero konfliktualitetin ndëretnik. Ne gjatë vitit të kaluar treguam se  i zgjidhim krizat politike me qetësi si çdo vend demokratik. Koha e përplasjeve të ashpra duket se mori fund”, ka thënë Ministri Pacolli.

Ai më tej ka vazhduar prezantimin e tij, duke vlerësuar se, së bashku me krerët e Institucioneve të vendit kanë punuar në vazhdimësi për ta shndërruar Kosovën në një histori suksesi dhe duke i kontribuar sigurisë globale. “Si drejtues i diplomacisë në afro 3 muaj, së bashku me Kryetarin,  me Kryeministrin, me Kryetarin e Parlamentit dhe akterë të tjerë, me miqtë e Kosovës, ne jemi angazhuar që ta shndërrojmë Kosovën në një histori suksesi global. Ne po e afirmojmë unin tonë ndërkombëtar. Ne po e pohojmë njësinë tonë brenda një territori me kufij të caktuar. Ne po i kontribuojmë sigurisë globale. Ne nuk mund të jemi një vrimë e zezë e pavendosmërisë së askujt”, është shprehur tutje shefi i diplomacisë.

Në vazhdim, ministri Pacolli tha se procesi i integrimit ndërkombëtarë të Kosovës mund ndoshta të vonojë pak por, askush nuk mund ta ndalë atë, duke kërkuar për mbështetjen  e anëtarësimit të Kosovës në OKB. “Kosova është shtet i vogël, por me gjithë atributet e një shteti normal. Këtu në këtë sallë janë vendimmarrësit kryesorë të shtetit tonë, dhe nëpërmjet tyre ndieni përditë pulsin e një shteti, ngjyrat shumëetnike  të tij. Me ne janë përfaqësuesit e vendeve mike që na asistojnë, sepse ne jemi vend i pasur me miq. Ne e kemi bërë rreshtimin tonë me perëndimin dhe kjo nuk ndryshon në jetë të jetëve. Na besoni ndërkohë, ne nuk duam të jemi temë konfrontimi apo shkëmbimi diplomatik e fuqive të mëdha.  Ne na duhet integrimi ndërkombëtar, dhe nuk cojmë kurrfarë peshe në përplasjet botërore. Ne na duhet vëmendja globale për lajme të mira dhe jo për lajme negative. Ndaj do ju lutesha të nderuar miq ndërkombëtarë, të kapërceni diferencat e vogla, të mëdha, mes jush; na ndihmoni në mënyrë afatgjatë, kompaktë, dhe me vizion, na mbështesni për hyrjen në OKB”, ka bërë thirrje ministri Pacolli.

Në fund, ai ka shprehur besimin se viti 2018 do jetë vit i veprave të mëdha infrastrukturore, i zhvillimit më të madh ekonomik, konsolidimit të shtetit, i afirmimit të shtetësisë dhe diplomacisë kosovare. këtë pritje morrën pjesë, Ambasadori i ShBA-ve, ai britanik, gjerman,  italian, turk dhe Ambasadorë të vendeve të tjera. Në ndërkohë, mysafirë të pritjes ishin edhe Presidenti Thaçi, kryeministri Haradinaj, ish-Presidenti Sejdiu, anëtarë të Kabinetit Qeveritar, personalitete tjera nga biznesi, dhe përfaqësues nga mediat.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …