Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet në komunën e Burimit janë hapur në kohën e paraparë

KQZ ka njoftuar se të gjitha vendvotimet në komunën e Burimit janë hapur në kohën e paraparë

Komisioni Qendrore i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet në komunën e Burimit janë hapur në kohën e paraparë, si dhe ka ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha se 63 vendvotimet në këtë komunë janë hapur me kohë. “Ju njoftojmë se në kohën e paraparë janë hapur të gjitha Vendvotimet në komunën e Burimit, pra 63 Vendvotimet, sa janë gjithsejtë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga kjo komunë që të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur kryetarin e ardhshëm të komunës së tyre. Konferenca e radhës do të mbahet në orën 11:30 dhe ka të bëjë me ecurinë e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 11:00“, tha ai.

Përndryshe, janë 49.150 qytetarë me të drejt vote që kanë mundësi të votojnë në 23 qendra të votimit me 63 vendvotime. Në garë për kryetar të Burimit janë Haki Rugova i LDK-së dhe Gani Dreshaj i AAK-së. Kjo është hera e tretë që qytetarët e kësaj komune do të votojnë për zgjedhjen e të parit të tyre, pasi në raundin e parë nuk arriti asnjë kandidat të marrë votat e mjaftueshme, kurse raundin i dytë u anulua nga PZAP-së, duke pranuar si të bazuar ankesën që të anulohen votat me postë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …