Shiu pa ndërpre brenda 24 orëve dhe erërat e forta shkaktojnë dëme te konsiderueshme në komunën e Deçanit

Temperatura të ulëta, erërat e forta dhe të reshurat e shiut gjatë 24 Orëve të fundit në Komunën e Deçanit, kanë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të mëdha si në ekonomit familjare, biznese, kulte fetare, shtylla elektrike etj. por për fat të mirë pa dëme në njerëz. Drejtoria për Shërbime Publike dhe Emergjenca në Deçan, Kryetari i Komunës Bashkim Ramosaj, shërbimi i zjarrfikësve, kompania e pastrimit, policia dhe KEDS-i nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së shtunë ishin në teren për të pa nga afër situatën. Drejtori i këtij dikasteri Izet Zenuni, bëri të ditur se jemi duke bërë regjistrimin e të gjitha dëmeve të shkaktuara nga era e fort dhe shiu, por fati i mirë është se nuk ka pasoja në njerëz. Si pasojë e erërave të forta diku rreth orës 01 pas mesnate Xhamia e qytetit të Deçanit në rrugën ,,Mehmet Uka,, është dëmtuar ku në tërësi është rrënuar minarja e kësaj Xhamie, Zenuni tregon se fat i keq është se rrjeti elektrik në shumicën e fshatrave të komunës së Deçanit është dëmtuar tej mase, 70% e banorëve janë pa energji elektrike. Ekipet e KEDS-it janë në teren dhe po mundohen që të bëjnë sanimin e rrjetit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …