Trashëgimtarët e familjes heroike të Tahir, Beqir dhe Nebih Mehës i bashkohen Nismës për Kosovën

Trashëgimtarët e familjes heroike të Tahir, Beqir dhe Nebih Mehës i bashkohen Nismës për Kosovën

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka vizituar familjen Meha të Prekazit. Ndërkohë pas kësaj vizite familjarët e kësaj familje emblematike dhe heroike të kombit kanë bërë të ditur se iu kanë bashkuar Nismës. Në një postim në emër të familjes thuhet:  Prej sot e tutje do te jemi anëtarë te denjë qe votën tonë përkushtimin për Kosovën ta japim në strukturat dhe programin e Nisma Për Kosovën. Këto mundësi ne jemi te bindur e kemi të Nisma Për Kosovën në programin e saj por gjithashtu në lidershipin e saj Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, qe kanë dhënë shumë kontribut në lirinë dhe shtet-ndërtimin e vendit.

ADERIMI NË NISMA PËR KOSOVËN

Sot si trashëgimtar krenar të Nebih Emin Latit dhe të Tahir e Beqir Mehës, e falënderojmë për vizitën Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nisma Për Kosovën, Jakup Krasniqin, në përvjetor të ditëlindjes e Nebih Mehes i cili ka lindur me 15.12.1910 dhe ka rënë me 13 Maj 1981 në luftën me birin e tij Tahir Meha. Jo rastësisht në këtë datë të ditëlindjes se Nebih Mehes ne familja dhe lagja jonë Meha duke ndjekur me kujdes zhvillimet politike dhe përkushtimin e secilit, vlerësojmë se lufta për liri dhe gjaku i derdhur na ka sjell lirinë. Sot si kurrë me parë kemi nevojë për përfaqësues të urtë të dijshëm dhe qe punojnë për me shumë barazi e solidaritet e në veçanti respekt për njeri tjetrin dhe e forcojnë shtetin e mirëqenien e qytetarëve pa dallime. Këto mundësi ne jemi te bindur e kemi të Nisma Për Kosovën në programin e saj por gjithashtu në lidershipin e saj Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, qe kanë dhënë shumë kontribut në lirinë dhe shtet-ndërtimin e Kosovës. Ne prej sot e tutje do te jemi anëtarë te denjë qe voten tonë përkushtimin për Kosovën ta japim në strukturat dhe programin e Nisma Për Kosovën.Me fjalën e mbajtur e zhvillojmë Kosovën !

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …