Në përkujdesje të kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota, organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Klinë, të dielën, është mbajtur manifestimi i zgjedhjes së sportistit të vitit 2017 në Komunën e Klinës. Sportist i vitit u shpall futbollistja e Klubit Futbollistik të Femrave “Dukagjini “, Gjenifer Pjetri. Në mesin e sportistëve më të mirë për këtë vit janë edhe futbollisti Liridon Palushaj, Zana Elezaj-volejboll, Lavdie Behramaj-futboll, Arbnor Mustafa- gjimnastikë, Isa Çitaku – ping-pong, Kushtrim Bojaj – volejboll, Burim Dushi – shah, Rikard Quni-hendboll dhe Feride Zogaj -hendboll. Trajneri më i mirë i vitit u shpall Jeton Bojaj – KH”Dukagjini “, pedagogu me i mirë sportiv Hil Marleku, ndërsa shpresat e sportit u shpallën, Leurant Marmullaku, Abetare Gashi, Djellza Kurtaj, Albias Tigani dhe Elta Xhemajli.