Gani Dreshaj: Lajm i mirë mbyllja e Monego-s dhe Iute Credit, këto dy kompani ishin fajde e legalizuar në Kosovë

Gani Dreshaj i AAK-së nuk pranon humbjen e ka quajtur të papranueshëm rezultatin e KQZ-së

Gani Dreshaj i AAK-së e ka quajtur të papranueshëm rezultatin e KQZ-së që sot nxori fitues Haki Rugovën e LDK-së, për komunën e Burimit. Ai ka thënë se mënyra e veprimit të KQZ-së është skandaloze. Dreshaj është shprehur se dje ishte vet KQZ ajo që në faqen e saj zyrtare konfirmoi votat për fitoren e AAK-së, kurse sot nuk arrin të kërkojë as falje për “gabimin” që kanë bërë. Dreshaj përmes një postimi në rrjetin social ka bërë me dije se kërkon rinumërim të të gjitha kutive, ngase ai beson se është fitues.

“Istogu dy herë ka votuar për fitoren tonë. Një herë lejuam që të na vidhet fitorja, më kjo nuk do të tolerohet. Rezultatet që KQZ i nxori sot janë tërësisht të papranueshme dhe mënyra se si vepron KQZ është skandaloze. Mbrëmë Istogu festoi shlirimin e dytë nga bandat e LDK-së pas rezultateve zyrtare tonat që ishin të konfirmuara edhe në faqen e KQZ-së. Sot, presioni i LDK-së bëri që rezultatet të ndërrohen pa asnjë shpjegim, madje KQZ nuk pati asnjë kërkim falje për “gabimet” që thanë se i kanë bërë. Kërkoj rinumërimin e të gjitha votave, të gjitha kutive ngase fitorja është e jona dhe e tillë do të mbetet”, ka shkruar Dreshaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …