Korporata Energjetike e Kosovës mirëpret pajtimin e lagjeve të fshatit Shipitullë pë procesin e shpronësimit

Korporata Energjetike e Kosovës mirëpret pajtimin e lagjeve të fshatit Shipitullë pë procesin e shpronësimit

Korporata Energjetike e Kosovës, mirëpret lejimin nga banorët e mbetur për përfundimin e punës në terren të komisionit qeveritar dhe komisionit të KEK-ut, për matjen dhe vlerësimin e pasurive të banorëve të fshatit Shipitullë. Ky proces lejon një vlerësim real në dobi të vetë banorëve dhe hapë rrugë krijimit të kushteve për të filluar punën në zgjerimin e mihjeve në këtë zonë dhe për të siguruar thëngjill për furnizim të qëndrueshëm të qytetarëve me energji elektrike, thuhet në njoftim. KEK konsideron se shpronësimi i këtyre zonave të shpallura me interes nacional është garantuesi i vetëm për një stabilitet të qëndrueshëm dhe furnizim të Kosovës me energji elektrike.

Korporata Energjetike e Kosovës, edhe një herë garanton të gjitha palët dhe veçanërisht banorët e këtyre zonave se do të zbatoi standardet më të larta ndërkombëtare për zhvendosje dhe do ti përmbush të gjitha obligimet në kompetencë të korporatës. “Duke pas parasysh këto zhvillime, presim dhe besojmë që brenda një afati të shkurtër të përfundojë edhe ky proces. Rezervat e para të thëngjillit, bazuar në analizat paraprake që i kemi bërë dhe kapaciteteve që kemi besojmë shumë së do të fillojnë të krijohen pas gjashtë muajve”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Erin Elizabeth McKee: Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë ndërrimit të administratave

Marrëdhëniet e Amerikës me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme, thotë Erin Elizabeth …