Grupi për Studime Juridike dhe Politike kërkon format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike kërkon format të ri të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Në kërkim të një konsensusi: Cili duhet të jetë Formati i Ri i Dialogut?”. Sipas njoftimit për media,  në këtë tryezë do të diskutohet për drejtimin e ri që duhet të marrë dialogu Kosovë – Serbi. Për më shumë se një vit sipas GLPS-se nuk ka pasur asnjë zhvillim thelbësor për sa i përket këtij dialogu, si dhe ka një ngecje të theksuar në zbatimin e marrëveshjeve të deritanishme. Për këtë qëllim, kjo tryezë do të fokusohet në formatin të ri që ky dialog duhet të marrë, përfshirë qasjen e Republikës së Kosovës kundrejt këtij procesi në mënyrë që të ketë rezultate konkrete. Gjatë këtij diskutimi, Grupi për Studime Juridike dhe Politike, do të prezantojë një Analizë Politikash të titulluar “Në kërkim të konsensusit: Një Propozim” e cila trajton ngecjet e deritanishme gjatë këtij procesi, sfidat e hasura, si dhe hapat e ardhshëm që faktori politik duhet të ndërmarrë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …