Agim Vuniqi

Agim Vuniqi: Në mungesë të evidencës është toleruar korrupsioni i shfrenuar

Paqja, siguria dhe stabiliteti në rajon është qenësorë për të ardhmen e Evropës, Ballkanit dhe Kosovës, por paqa mund të arrihet duke u shfrytëzuar edhe resurset e brendshme demokratike, si mediat e lira dhe shoqëria civile. Është vështirë të arrihet stabiliteti i qëndrueshëm nëse njëra shoqëri është e ghetoizuar, e cila pësojë më së shumti nga lufta. Është e vërtetë që paqa ka koston e saj, dhe pa zhvillimin e marrëdhënieve demokratike në rajon për të gjithëve njësojë nuk ka qetësi. Nëse të rinjtë shqiptarë në pamundësi të japin kontributin e tyre në zhvillimin e vendit detyrohen të ikin ilegalisht, kjo bëhet për qëllime humanitare, edhepse shkilet ligji për kufijtë… një gjë e tillë ka ndodhur edhe në kufijtë e ruajtur mirë të SHBA-së, nga ana e Meksikos ku  është zhvilluar rrjeti i “artë” i trafikimit dhe narko mafisë, që është njëri  ndër problemet më të mëdha të imigracionit, gjë që ka kushtëzuar edhe në reformimin e këtij dikasteri.

Edhepse Kosova ka gëzuar benefite të rëndësishme nga evro-amerikanët, edhe me ruajtjen e kufijve nga KFOR-i dhe Eulexi, ka bërë verejtje verbale për qeverinë kosovare, dhe në mungesë të evidencës janë bërë tolerime të korrupsionit ne rritje. Është e qartë që organizatat civile por edhe opozita, sidomos VV duhet të ngrisin keto probleme në nivel më të lartë duke bashkëpunuar sidomos me ambasadat: atë amerikane, britaneze, gjermane dhe shteteve tjera të BE-së të përfaqësuara në vend, duke u dërguar atyre raporte konkrete se çka vërtet po ndodhë në Kosove, duke përdorë edhe instrumente tjera të presionit publik dhe influencës qytetare dhe të mediave, jo duke ashpërsuar raportet politike… Edhe çështja e marrëveshjes e normalizimit të marrëdhëniave me Serbinë, është e pranueshme deri sa nuk rrezikohen interesat e qytetarëve të Kosovës, jo vetëm të serbëve, ngase kështu po kuptohet se vetëm ai që shkakton probleme, dhunë, dhe akte tjera me elemente terrorizmi mund të përfitojë nga koncesionet, ndërsa pëson pala që është e interesuar që të zgjidhë problemet, njëjtë për të gjithë, duhet të pësojë pra presidenti, që nuk di të menagjojë problemet e brendshme, meqë ai asnjëherë nuk ka biseduar me qytetarët haptas “in person” për të gjitha problemet siç bëhet psh. në SHBA…, a nuk ishte presioni qytetar në kohen e Bushit qe shtyri qeverine amerikane te terhiqet nga kontrata e volitshme me Emiratet e Bashkuara per menaxhimin e porteve amerikane, te mallerave qe hyne ne SHBA. Pse diçka të tillë nuk bëri presidenti as ish kryeministri për t’iu drejtuar drejtpërdrejt qytetarëve para se të nënshkruhen dy marrëveshjet “kobëzeza” për Kosovë sikurse Demarkacioni dhe “Zajednica”, që degraduan Kosovën para syve të ndërkombëtarëve.

Është e vërtetë që çështja e mentalitetit dhe e zhvillimit demokrtik të qytetareve amerikane është në nivel tjetër me të tjerët, sidomos me Evropën, por duhet kuptuar gjithë ata të rinjë se nuk janë të kënaqur me zhvillimet në vend dhe me qeverinë që synohet të udhëheqë ata, me një kryeministër që ka elemente të autoritarizmit dhe të diktaturës… Derisa në Kosovë nuk funksionojnë institucionet e pavarura, të cilat mund të menaxhojnë me buxhetin në mënyrë autonome, është vështirë të arrihet efekti, dosido pa ndihmën e amerikanëve dhe evropianëve Kosova do të mbetej molle kusuritjeje në Ballkan dhe më gjërë, mbetet të shpresojmë ky model do të funksionoje edhe ne Mal të Zi, në Maqedoni, në Luginen e Preshevës dhe kudo ku ka burime te eskalimit te mundshëm… Ballkani duhet të shiqohet si një zonë ku raportet fëqinjësore dhe ato njerëzore duhet të zgjidhen me të njejtën formulë për të gjithë…

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …