Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe ambasadori i SHBA-ve Greg Delawie kanë nënshkruar sot një marrëveshje për amandamentimin e Marrëveshjes mbi Grantin e Objektivave Zhvillimore. Thaçi tha me këtë rast se sot është nënshkruar marrëveshja e grantit me USAID-in. Ky grant është 30 milionë dollarë për mbështetje në fushën e sundimit të ligjit ,qeverisjes së mirë dhe investimet në sektorin privat. Kryetari tha se marrëveshja e sotme është edhe një hap përpara e mbështetjes së SHBA-ve që i kanë dhënë Kosovës në konsolidimin e shtetit. Ai tha se ky është mesazhi më i mirë që buron në prag të 10 vjetorit të pavarësisë dhe mesazhit për investitorët. Ndërsa ambasadori Greg Delawie tha se ky vit ka pasur të arritura të rëndësishme. Ai tha se Kosova ka kaluar në një proces zgjedhor e pastaj edhe kalimin te Qeveria e re, e po ashtu edhe nënshkrimi i kontratës për Termocentralin Kosova e Re. Sipas tij këto janë rezultate të mira por duhet ende punë. Delawie tha se partneriteti për zhvillim mes Kosovës e SHBA-së janë të mira.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …