Hysni Gucati: Numri i veteranëve, mund të rritet edhe më shumë, por nuk marr përgjegjësi për këtë çështje

Hysni Gucati: Numri i veteranëve, mund të rritet edhe më shumë, por nuk marr përgjegjësi për këtë çështje

Kryetari i OVL-së së UÇK-së, Hysni Gucati, ka thënë për mediet se numri i veteranëve, mund të rritet edhe më shumë, por ai  nuk merr  përgjegjësi për këtë çështje. “Ne kemi frikë. Mund të rritet. Po nëse rritet, e bajshin me shëndet ata zotrinjtë të cilët janë brenda. Ne nuk marrim përgjegjsi për atë punë”, ka thënë Gucati. E duke komentuar këtë paralajmërim të Gucatit, kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jashari, ka thënë se përgjegjësinë për këtë, e kanë komandantët e zonave dhe vartësit e tyre. Ata  e dinë më së miri se a kanë qenë të gjithë veteranët ushtarë apo jo. “Ka qenë kompetencë në plotëni e komandantëve dhe vartësve të tyre që të bëjnë verifikimin e veteranëve dhe secili komandant i zonës mund të tregojë se a është numri real apo është rritur. Por, konsideroj se përderisa ka kaluar në fazë verifikuese, të gjithë ata veteranë që janë verifikuar nga komandantët e zonave dhe vartësit e tyre, mendoj se ata e dinë më mirë se a kanë qenë ata të gjithë ushtarë apo jo”, është shprehur Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …