Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka nënshkruar marrëveshjen e parë për qasje të Kosovës në programe financiare të Bashkimit Evropian. Këtë e ka bërë të ditur ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani i cili përmes Facebook-ut ka bërë të ditur se marrëveshja “Konkurrueshmëria e Ndërmarrjeve dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme – COSME” hap mundësi të shumta përfitimi për bizneset kosovare. Marrëveshja është nënshkruar nga Ministri Bajram Hasani dhe Drejtoreshën e Përgjithshme për Tregun e Brendshëm, Industrinë, Ndërmarrësin dhe NVM-të, Loweri Evans. Ai tutje ka theksuar se kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë pasi që është marrëveshje shtesë mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …