Ministrja Hoxha: Lufta kundër korrupsionit, esenciale për t’u bërë pjesë e vlerave evropiane

Ministrja Hoxha: Lufta kundër korrupsionit, esenciale për t’u bërë pjesë e vlerave evropiane

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, tha sot se sektori qeveritar luan një rol shumë të rëndësishëm duke ndihmuar ndërmarrjet që të fuqizojnë përgjegjësinë sociale dhe ndikimi i tyre në jetën sociale të jetë në funksion të zhvillimit të vendit. Ajo në takimin e rrjetit CSR Kosova, ka theksuar rëndësinë e përgjegjësisë sociale korporatave duke vënë në dukje se iniciativa e marrë nga Rrjeti CSR Kosova do të jetë një hap tutje drejt ri-aktualizimin të kësaj teme dhe ftoi që akterët institucionalë të luajnë një rol më aktiv. “Vëmendje e veçantë duhet kushtuar bashkëpunimit mes sektorit publik dhe privat. Sfidat që duhen adresuar përmes përgjegjësisë sociale korporatave siç janë të drejtat e njeriut, të drejtat e punëtoreve, mbrojtja e mjedisit, luftimin e korrupsionit dhe çështjet e ndryshme të karakterit social, janë po ashtu sfida edhe për sektorin publik”, tha Hoxha.

Ministrja Hoxha u ndal në rëndësinë e përgjegjësisë sociale të korporatave për procesin e integrimit evropian si dhe përkushtimin e saj për dinamizimin e procesit integrues. “Aktualisht Kosova nuk ka prioritet me të rëndësishëm se sa integrimi në BE. Në këtë drejtim, legjislacioni dhe praktikat evropiane janë mbështetëse të fuqishme të përgjegjësisë sociale korporatave. Në këtë aspekt, harmonizimi i legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së është detyrë dhe prioritet i yni. Të gjithë duhet të punojmë së bashku për të përvetësuar legjislacionin dhe praktikat e BE-së për përgjegjësinë sociale korporatave”, tha Hoxha.

Për më tepër, ministrja Hoxha theksoi se sa të shpejtë që do të përvetësojmë legjislacionin dhe praktikat e BE-së aq më shpejt do të jemi pjesë e unionit. “Përmirësimi i respektimit të drejtave të  njeriut, punëtorëve, mbrojtja e mjedisit dhe luftimi i korrupsionit janë në funksion të mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit të Kosovës, që janë aspekte kyçe për t’u bërë pjesë e vlerave të përbashkëta evropiane”, tha ministrja Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …