Deputetet e Kuvendit të Kosovës vitizojnë gratë e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Deputetet e Kuvendit të Kosovës vitizojnë gratë e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona dhe Peticione kanë vizituar sot Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës ku mbajti takim me shefen e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazisë Gjinore në MFSK, Halime Morina si dhe me përfaqësueset femra të disa departamenteve të kësaj ministrie.

Ministri i FSK-së  Rrustem Berisha  theksoi se në MFSK i kushtohet rëndësi përfshirjes së femrave duke thënë se shkalla e përfshirjes është e kënaqshme. “Gjinia femërore në MFSK/FSK nuk është vetëm për plotësim të numrit, por përqindja e pjesëmarrjes së tyre përfaqëson peshën e saj në proceset vendimmarrëse të institucionit dhe na bën të ndihemi krenarë me punën e tyre si brenda ashtu edhe jashtë shtetit. Një pjesë e tyre  i përkasin edhe të kaluarës së lavdishme-Ushtrisë Çlirimtare. Angazhimi jonë nuk do të mungojë as në të ardhmen për krijimin e ambientit të përshtatshëm të punës së femrave në institucionin tonë”, tha Berisha në fjalën përshëndetëse.

Nga ana e saj kryetarja e Komisionit parlamentar Duda Balje premtoi bashkëpunim dhe ndihmë profesionale e energji pozitive  kurdo që është e nevojshme. Ndër të tjera ajo tha: “Do të punojmë për ju sa herë që keni nevojë për ndihmën tonë”.

Halime Morina prezantoi punën e Njësisë për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore në MFSK/FSK në raport me femrat e  Ministrisë dhe Forcës, si dhe u diskutuan  arritjet dhe sfidat për përfaqësimin e femrës  në proceset vendimmarrëse dhe ngritjen e saj në karrierë. Nga të gjeturat e kësaj Njësie u tha që në MFSK/FSK nuk ka shkelje të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore dhe se gjithçka është e rregulluar me ligjet e Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …