Qeveria e vendit ka miratuar sot Draft raportin e 100 ditëshit i cili sot i dorëzohet kryetarit, kryeparlamentarit deputetëve dhe qytetarëve. Qeveria po ashtu miratoi Planin vjetor të Qeverisë për vitin 2018, për të dëshmuar kapacitetin e Qeverisë për të arritur objektivat e caktuara. Në mbledhjen e sotme është marr vendim për rritje të pagave për disa pozita në Qeverinë e Kosovës. Haradinaj nuk ka përmendur pozitat që do t’u rriten pagat por tha se kjo po bëhet pasi ka shpërputhje në paga. “Ka shpërputhje në paga që lidhen me mua dhe stafin”, tha Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …