Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ia ka dorëzuar kryetarit Hashim Thaçi raportin me 100 ditorë të Qeverisë. Me këtë rast, Thaçi ka vlerësuar lartë punën e qeverisë në këtë 100 ditësh. Ai ka thënë se vendi po ecë në drejtim të duhur me dinamikën e duhur. Më tutje, kryetari e ka quajtur lajm shumë të mirë nënshkrimin e marrëveshjes për termocentralin “Kosova e Re”. Ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se i vjen mirë që raporti koincidon me nënshkrimin e marrëveshjes për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …