leoni

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e UÇK-së dorëzojnë në Kuvend peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Specialen

Përfaqësuesit e OVL-UÇK-së dorëzojnë në Kuvend peticionin për shfuqizimin e Ligjit për Specialen

Përfaqësuesit e organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kanë dorëzuar në Kuvend peticionet, me anë të cilave kërkojnë shfuqizimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara. Nasim Haradinaj, tha se për pak ditë kanë arritur t’i mbledhin mbi 15 mijë nënshkrime dhe tash presin që të thirret seanca, për ta shfuqizuar ligjin në fjalë.“Ne sapo dorëzuam peticionin. Qëllimi jonë ishte që ne të përmbushim numrin kuotën e duhur për të thirrur mbledhjen e Parlamentit dhe 10 mijë nënshkrime. Mirëpo edhe qytetarët janë kanë aq të zellshëm, aq punëtorë dhe aq të interesuar sa kemi mbërri mbi 15 mijë e 836 nënshkrime ne konkretisht i dorëzuam. Ne s’deshëm me prit më gjatë. Zyrtarët e Parlamentit e pranuan peticionin. Presim që do të punojnë konform asaj që kërkohet. Siç e dini Organizata e veteranëve të luftës, është për shfuqizimin e ligjit, për dhomat e specializuara”, tha ai.

Haradinaj thotë se deputetët të cilët e votuan këtë Ligj, e kanë kohën ideale që ta përmirësojnë gabimin e bërë. “Unë pres që këta kanë pas kohë me mendu, se çka kanë bërë. Kanë kohën ideale të përmirësojnë gabimet që i kanë bërë, qoftë për vete qoftë  Evropa vet që e ka shkel një Kushtetutë, të cilën dihet që është Kushtetutë, që është bërë shkelja kryesore, apo elementare e të drejtave të njeriut neni 24”, tha Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …