Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi, është shprehur i bindur se në procesin e rivotimit për kryetar të Burimit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rënë nën ndikimin e LDK-së. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Isufi ka thënë se gabimi teknik, i cili ka ndryshuar fituesin në këtë garë, është përmendur nga LDK-ja. Sipas tij, qëndrimi politik i LDK-së për këtë çështje e ka shtyrë KQZ-në ta pranojë këtë gabim. Ahmeti ka vlerësuar se gabimet teknike në proceset zgjedhore duhet të identifikohen nga institucionet kompetente e jo nga partitë politike. Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të ankohen në shkallë të tjera për zgjedhjet në Burim derisa ta zbardhin të vërtetën.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …