Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) i kryesuar nga kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka vlerësuar se gjendja e sigurisë në komunën e Deçanit, është e qetë por mbetët shqetësuese numri i madh i qenve endacak, të cilët paraqesin kërcënim të vazhdueshëm për jetën e qytetarëve, e në veçanti të nxënësve të shkollave fillore. Në takimin e parë me anëtarët e KKSB-së, kryetari Ramosaj ka thënë se në takimin e organizuar nga MPB më kryetar të komunave dhe koordinator të KKSB-ve , kam prezantuar disa shqetësime për Komunën e Deçanit.
-
Numri i madh i qenve endacak dhe rreziku ndaj tyre
-
Mungesa e numrit të stafit Policor në Deçan dhe
-
Numri i vogël i Zjarrfikësve dhe kërkesat e shumta që kanë.