Përvjetori i parë i Referendumit për shkëputjen e Katalunjës nga Spanja u shënua përplasje të dhunshme

Votuesit e Katalunjës sot votojnë në zgjedhjet rajonale, të shpallura nga Madridi zyrtar, pas Referendumit për pavarësi

Votuesit e Katalunjës sot po votojnë në zgjedhjet rajonale, të cilat i ka shpallur Madridi zyrtar, pas Referendumit të Katalunjës  për pavarësi. Zgjedhjet e 21 dhjetorit i ndajnë partitë që kërokojnë të jenë të pavarur nga Spanja, ndaj atyre e duan Katalonjën si pjesë të Spanjës. Parashikimet e para tregojnë se kandidatët pro-pavarësisë mund të jenë me rezultat më të pafavorshëm në krahasim me ata që duan të jetojnë nën Spanjën. Në fund të muajit tetor qeveria e Spanjës kishte suspenduar autonominë e Katalunjës, kishte shkarkuar  qeverinë dhe kishte paralajmëruart  zgjedhje të tjera, pasi separatistët që dominuan parlamentin rajonal shpallën pavarësinë në tetor të këtij viti. Sipas organizatorëve, 90 për qind të votuesve ishin në favor të pavarësisë, mirëpo më pak se gjysma e votuesve të asaj zone nuk kishin dalë në votime. Prokurorët spanjollë akuzojnë 13 politikanë katalanë për rebelim, përfshirë presidentin e shkarkuar Carles Puigdemont dhe katër ministrat e tij që kanë ikur në Belgjikë.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump

Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ka zhvilluar bisedime me presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump. …