Pas numërimit të votave, partitë pro pavarësisë kanë siguruar shumicën në parlamentin rajonal të Katalunjës

Pas numërimit të votave, partitë pro pavarësisë kanë siguruar shumicën në parlamentin rajonal të Katalunjës

Zgjedhjet e parakohshme rajonale në Katalonjë i hapën rrugën përplasjes së radhës të krahinës rebele me Madridin. Pas numërimit të votave, partitë pro pavarësisë kanë siguruar shumicën në parlamentin rajonal. Megjithatë partia unioniste “Qytetarët”, e cila kërkon që Katalonja të vazhdojë të jetë pjesë e Spanjës, ka marrë numrin më të madh të votave si forcë e vetme. Në total, separatistët e përbërë nga tre forca politike kanë siguruar 70 vende në parlamentin me 135 të tilla, ndërsa forcat unioniste vetëm 57. Sipas ligjit, mandati për të formuar qeverinë i shkon forcës që ka marrë më shumë vota dhe kjo është partia e “Qytetarët”, me 38 të tilla. Por separatistët mund të kërkojnë gjithashtu të drejtën e formimit të qeverisë, pasi kanë numrat për këtë. Pavarësisht kësaj, ekspertët duket se ndajnë që të gjithë të njëjtin mendim se zgjedhjet e shpallura nga Madridi pas referendumin katalanas dhe shpalljes së pavarësisë, nuk do të bëjnë asgjë për të zgjidhur krizën politike në këtë rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …