Autoritetet më të larta të vendit përuruan segmenti i dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”
Autoritetet më të larta të vendit, kryetari, Hashim Thaçi dhe kryeministri, Ramush Haradinaj përuruan segmenti i dytë të autostradës “Arbën Xhaferi”. Me këtë rast, kryetari, Hashim Thaçi deklaroi se për ndërtimin e kësaj autostrade është nevojitur shumë punë dhe angazhim i përbashkët. Ky është projekti i Kosovës së re, moderne, evropiane, është projekti i ëndrrave që kemi pasur dhe qe po shndërrohet në realitet. Ndërsa kryeministri, Ramush Haradinaj autostradën “Arbën Xhaferi” e quajti infrastrukturë euroatlantike. Shumë punë, mund shumë angazhim shumë ekspertizë për standarde në infrastrukturë euroatlantike atje ku është drejtimi ynë edhe mendoj se sot jemi dëshmitarë që sot ko po ndodh, theksoi kryeministri, Ramush Haradinaj. Prerja e shiritit përurues u bë nga sportistja jonë e njohur anekënd botës, kampionia e botës në xhudo, Majlinda Kelmendi.