Skënder S. Kapiti

Skënder S. KAPITI: Protesta dëshpëruese anti-VETTING, anti-SHBA dhe anti-integrim e opozitës në Tiranë

Politika e Tiranës pothuajse e gjitha nuk e ka dashur Reformën në Drejtësi, as pushteti dhe as kundrapushteti (pozitë-opozitë), sepse te dyja kush më pak e kush më shumë janë të infektuara me individë të korruptuar dhe me rekorde krimi. Por kundershtimin hapur dhe ashpër kundër VETTING-ut e ka bërë Partia Demokratike e Sali Berishës dhe Lëvizja Socialiste për Integrim pasi ato e kishin kapur sistemin e Drejtësisë ku edhe ky ish-Kryeprokurori që iku,  ishte vegël kryesore mbrojtëse e tyre, dhe ato, PD e LSI kishin frikë se tani mos po e kap drejtësinë Partia Socialiste. Ketë “frikë”, PD dhe LSI po e përdorin akoma si maskë justifikimi por e vërteta është tjetra, është frika dhe paniku që i ka kapur ish pushtetarët e kriminalizuar dhe të korruptuar të LSI dhe sidomos ata të korrupsion-qeverisjes 8-vjeçare të Partisë Demokratike, pasi tani VETTING-u nuk është më politik dhe aq më tepër  kur tashmë dihet se VETTING-u monitorohet nga SHBA dhe BE, dhe dihet gjithashtu pra se VETTING-ut dhe zbatimit të ligjit nuk do mund t’i shpetojë më as politika e pushteti i sotëm dhe as cilido pushtet i cilado  partie qe të marrë pushtetin tani e tutje.

Keqqeverisja e Partisë Demokratike, instalimi prej saj dhe Sali Berishës i korrupsionit në sistem, kapja që ajo i bëri Drejtësisë, shfrytëzimi që lidershipi i saj i bëri antarësisë së partisë duke e përdorur atë si vegël për interesa klanesh e grupesh rivale interesi; gënjeshtrat dhe mashtrimet si dhe aventurizmi dhe matrapazllëqet amorale politike  e kunsumuan aq shumë PD-në sa që arriti të kthehet në parti regresi, pasi kërkon që fajet e humbjes dhe të dështimeve të saj t’ia ngarkojë jo vetëm kundërshtarit politik dhe votuesve por madje lidershipi dhe ishlidershipi i PD-së arrin që të fabrikojnë gjithfarë akuzash edhe kundër përfaqësuesve dhe diplomatëve të SHBA dhe të BE-së në një kohë kur shqiptarët janë populli më proamerikan dhe europian në botë. Këtë  përvojë politike antiperendimore PD vazhdon ta trashëgojë akoma nga lidershipi real  i PD-së ,Berisha, i cili ka qenë  antar dhe shërbëtor i zellshm i Partisë Komuniste Shqiptare.

Pra, PD në vënd që të reflektojë dhe të bëjë analizën se përse përfundoi në këtë gjëndje mjerane, pra në vënd që PD të bëjë VETTING-un politik brënda vetes së saj pasi ajo ka nevojë më shumë se çdo parti tjetër për të nxjerrë dhe për të  “ndëshkuar”shkaktarët e vërtet të cilët e çuan PD-në në këtë deregje; PD ka nevojë për VETTING për të larguar nga drejtimi i PD-së këta të cilët e mbajnë peng Partinë Demokrarike edhe sot, këta të cilët kërkojnë se mund të fitojnë pikë politike dhe ta mashtrojnë akoma elektoratin e djathtë me “qëndresën” dhe me protestën e tyre për të penguar e bllokuar VETTING-un dhe integrimin e Shqipërisë. Ky është një fatalitet tjetër për opozitën.

Dhe pikërisht në ditën kur Parlamenti shqiptar zgjodhi Kryeprokuroren e përkohshme pas mbarimit të mandatit të ish-Kryeprokurorit politik dhe avokatit të korrupsionit të  politikanëve dhe të pushtetarëve të lartë Adriatik Llallës, shqiptarët dhe jo vetëm shqiptarët por edhe aleatët e shqiptarëve, SHBA dhe BE, u habitën me protestën e dëshpëruar dhe të dhunshme të opozitës për ta penguar këtë proces legjitim dhe kushtetues.  Kjo protesë, ku prej saj u panë  skenat e dhunshme, e tymit, e gjakosjes , e shkatërrimit të pronës publike dhe histerizmi agresiv politik  tregoi edhe njëherë natyrën dhe kulturën e vërtetë të Sali Berishës me kompani, të këtij arkitekti antidemokracie dhe antikombëtare, pasi si kur ai ka qenë në pushtet si President dhe si kryeministër, ai për pushtet e dogji në tym dhe flakë Shqipërinë në vitin 1997 dhe në vitin 1998: me pushtetin e tij kreu krimin shtetëror të korrupsionit ku në Gërdec u vranë 27 vetë, u plagosën mbi 200 të tjerë dhe u rrënuan 5 fshatra.

Dhe kur Ish-kryeprokurorja Ina Rama e zgjedhur në këtë post nga Partia Demokratike nisi hetimin për  ngjarjen tjetër të rëndë  kriminale shtetërore,  kur po ky Berisha ishte në pushtet i cili,  për pushtetin  nuk u kursyen as plumbat mbi protestuesit paqësore për të mbrojtur qeverisjen e tij dhe ish-zv/kryeministrin e tij të LSI-së , ku si pasojë u vranë 4 potestues të pafajahëm, dhe  ky ishkryeministër  rrënimtar dhe shkatërrimtar nuk kurseu as fjalët më të ulta dhe ofendimet më të  rënda kundër ishKryeprokurores më  të sukseshme në historinë e pluralizmit shqiptar,Ina Rama, vetëm pse ajo nisi hetimet për këtë ngjarje kriminale të ishpushtetit të PD-LSI.

Të njëjtën kulturë dhe metodë shkatërrimtare dhe antidemokratike, autoritariste e aventureske e ka përdorur Berisha që kur ai e kapi dhe e pronësoi Partinë Demokratike, të cilën: e sundoi, e përdori dhe e shfytëzoi deri sa edhe e rrënoi PD-në  dhe të djathtën shqiptare për interesin e tij personal, familiar dhe klanor.( Mjerisht për një “kulturë” të tillë politike shquhen të gjitha partitë politike shqiptare kudo: si në Shqipëri, Kosovë ,Maqedoni, Mal të Zi e Preshevë ku partitë politike  janë vegla në shërbim të kryetarëve të përjetshëm dhe të një grupi të ngushtë individësh shërbëtorësh e servilësh rreth tyre)

Berisha e ka keqpërdorur së pari  PD dhe antarësinë e saj edhe për të marrë pushtetin edhe me rrugë jashtëinstitucionale si p.sh. edhe me grushtin e dështuar të shtetit të vitit 1998 si dhe tani në protestën e dhunshme kundër drejtësisë, kundër VETTING-uit, kundër SHBA-ve dhe BE-së, pasi VETTING-u është kryesisht vepër e tyre për të mirën e shqiptarëve, për konsolidimin e demokracisë, për ndërtimin e shtetit ligjor dhe për integrimin e Shqipërisë. Berisha dhe uzurpatorët e tjerë ishkomunistë të Partisë Demokratike nuk e duan VETTING-un ashtu sikurse edhe për 27 vite atyre nuk u interesoi as Miratimi i Ligjit për ndëshkimin e krimeve të komunizmit, as Lustracioni pasi ata vetë ishin formësuar dhe kanë qenë sherbëtorë , ishkomunistë dhe agjentë të ishsigurimit të Shtetit.

Nese duhet bërë VETTING për politikën së pari duhet të fillojë nga PD-ja,  ku të largohet Berisha i pari dhe ish-ministrat dhe deputetet e sotëm të PD-së prej të cilëve PD-ja pësoi tri humbje radhazi secila më e thellë dhe më dërrmuese se tjetra: në ato parlamentare të  vitit 2013 dhe  në vitin 2017 si dhe në ato lokale të vitit 2015 ku për pasojë PD sot është kthyer në një shoqatë ngatërrestarësh brënda saj, pa vision, pa alternativa dhe vetëm sa po degradohet, braktiset dhe po rrudhoset për ditë e më shumë.

Dhe kjo protesta e fundit u bë  vetëm e vëtëm për t’i shpëtuar ndëshkimit ligjor Berisha  dhe lukunia e ish-pushtetit dhe e ish-ministrave të tij, shumica e të cilëve janë deputetë edhe sot në Kuvendin e Shqipërisë, pasi largimin e kryeprokurorit Llalla ata e shohin si fatkeqësi të madhe, sepse nuk ka kush më që t’i mbrojë ata dhe zullumet e tyre dhe as të këtyre të sotëm.

Deklarimi i Berishës për djegien e mandateve është vertetim tjetër i asaj se natyra politike e Berishës është shkatërrimi, tymi dhe djegja , kur ai në 1997 dogji Shqipërinë, djegia e mandateve të deputetit nuk është asgjë para asaj.

Kjo protestë e bërë nga opozita PD dhe LSI ka edhe një qëllim tjetër atë të presionit që ata mendojnë se kështu me “trimërinë” burracake prej mandatit të deputetit dhe të manipulimit me protestuesit ata gënjejnë vetën se do t’u bëjnë presion drejtësisë, ndërkombëtarëve  dhe organeve të VETTING-ut për mos-hetimin e krimit dhe të korrupsionit të tyre, si të politikanëve  dhe pushtetarëve të djeshëm dhe atyre të sotëm. Kjo është një protestë antiamerikane e PD-së, kopje e  asaj të bërë kohë më parë  nga po këta opozitarë të sotëm në parlament edhe kundër projektit dhe propozimit të SHBA-së për demontimin e armëve kimike të Sirisë , duke dëmtuar rëndë interesat e mëdha kombëtare dhe përfitimet e mëdha ekonomike, kombëtare, prestigji dhe imazhi ndërkombëtar si dhe të integrimit të Shqipërisë në BE.

Kjo protestë ishte kundër interesave kombëtare të integrimit europian si dhe antiamerikane njëkohësisht ashtu siç ka qenë antikombetare dhe antiamerikane edhe shkelja e embargos ndërkombëtare të naftës ndaj makinerisë vrastare të Milosheviçit të cilën  e bëri ish-presidenti  i Shqipërisë S.Berisha dhe ish-qeveria e tij, makineri e cila shkaktoi dëbimin nga Kosova të rreth 1 milion shqiparëve dhe një genocid të paparë me mijra e mijra viktima ,pwrdhunime dhe rrafshimin e shkaterrimin e qindra fshatrave dhe të qyteeve të Kosovës shqiptare.

Kjo protestë nuk është çudi publike për faktin  se kush e organizoi atë, pasi politika e Partisë Demokratike dhe sidomos, Sali Berisha, është autori i ngritjes të një sistemi ku pushteti politik  kapi dhe e qeverisi edhe Drejtësinë në këto 27 vite tranzicion, duke i dhënë tranzicionit jo vetëm fizionominë por edhe funksionimin e sistemit si një sistem korruptim, të një  regjimi politiko-partiak.

Kjo protestë ishte mundësia e “shansi”  fundit i rezistencës  dëshpëruese nga ana e opozitarëve të frikësuar nga veprimi i Reformës së drejtësisë,  për ta penguar sa të munden zbatimin e VETTING-ut pas dështimit të përpjekjeve të vazhdueshme të tyre dhe të drejtësisë së kapur po prej tyre për Miratimin e Ligjit të VETTING-ut, ku një ndër më të shquarit dhe më të zellshmit kundër VETTING-ut ishte edhe ishkryeprokurori i cili iku tashmë, me largimin e të cilit dhe me fillimin e punës së organeve të VETTING-ut i hapet rruga ndërtimit dhe funksionimit të shtetit ligjor; i hapet rruga pastrimit dhe dekriminalizimit të politikës, i hapet rruga lirisë për demokracinë dhe përshpejtimit të integrimit të Shqipërisë për në BE.

Këtë protestë anti-VETTING të opozitës së djathtë PD bashkë me atë të majtë LSI duhet ta shohim edhe në sfondin e dëmshëm antikombëtar, si përpjekje për ta dëmtuar ndërkombëtarisht imazhin e Shqipërisë, për ta penguar  integrimin e brëndshëm demokratiko-ligjor dhe për ta bllokuar integrimin europian të Shqipërisë.

Kjo ishte edhe si një protestë antiintegrim, edhe kundër SHBA dhe Bashkimit Europian të cilat bënë aq shumë përpjekje dhe harxhuan aq shumë kohë, energji dhe mund duke treguar një impenjim dhe përkushtim të lartë dashamirësie për miratimin e Ligjit të VETTING-ut i cili i hap rrugën progresit demokratik dhe zhvillimor gjithpërmasor, dhe që përshpejton integrimin e Shqipërisë për në BE.

Është hipokrizi e madhe dhe shumë e lexueshme  që nga njëra anë opozita proteston duke mbajtuar flamurin amerikan dhe atë  të BE-së, në protestë, dhe nga ana tjetër të protestosh kundër zgjedhjes së Kryeprokurorit, zgjedhjen e të cilit e kërkon Kushtetuta sepse mbaron mandati i ish-kreprokurorit dhe se këtë proces të zgjedhjes së Kryeprokurorit të përkohshëm e përkrahën edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe të BE-së në Shqipëri, ata të cilët këmbëngulën dhe kontribuan aq shumë për miratimin e ligjit të VETTING-ut, pikerisht për t’i dhënë fund sundimit të politikës jo vetëm mbi Kryeprokurorin por per t’i dhënë fund sistemit dhe regjimit politiko-korruptiv i cili e ka kapur drejtësinë që prej 27 vitesh të tranzicionit, dhe që ka mbajtur peng shtetin, demokracinë dhe integrimin. Prandaj miratimi i VETTING-ut ishte i një rëndësie jetike për Shqipërinë dhe për shqiptarët.

Kjo ishte një protestë e motivuar edhe  nga frika që u ka hyrë ishpolitikanëve dhe ishpushtetarëve të korruptuar të opozitë të cilët janë akoma edhe deputetë të PD-së, por edhe të të tjerëve të pushtetit të sotëm, pasi askush më tani e tutje  prej peshkaqenve të mëdhenj nuk do të mund t’i shpëtojnë mosndëshkimit ligjor dhe penal për rekordet e tyre kriminale, korruptive dhe abuzive.

Kjo protestë  ishte kundër drejtësisë, ishte  organizuar për interesa të krimit dhe të korrupsionit dhe për mosndëshkimin e autorëve të tyre, prandaj nuk pati dhe nuk tërhoqi vemendjen dhe   interesim publik, sepse qytetarët shqiptarë kanë halle të tjera, dhe kjo protestë ishte kunder VETTING-ut, kundër drejtësisë pasi gjatë katij tranzicioni shqiptarët më së shumti kanë vuajtuar dhe e kanë pësuar së pari nga padrejtësia; nga padrejtësia u kanë ardhur shqiptarëve të gjitha të këqijat, konfliktet e mëdha, papunësia, varfëria; pasiguria për jetën, punën,  pronën, dhe prandaj kjo protestë e opozitës u injorua me indiferentizëm nga qytetarët shqiptarë sepse ajo ishte protestë për vetëm  interesin e vetëm të atyre të cilët e organizuan atë.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …