Qerimane Polisi: Nderime për ju


Ju jeni zëri i fjalë së lirë


Me emrin tuaj Kosova e Lirë


Ju viganë qëndrese ballë breshërisë


I pritet plumbat me zërin e lirisë.


 


As bomba e raketa nuk ju lakuan


Por edhe më shumë tingujt jehuan


Ju flet, ju flet Kosova e Lirë


Forcën, durimin, qëndresën bashkuan.


 


Edhe sot ju ashtu, të fortë, krenarë


Sfidave gjithmonë dini t’u bëni ballë


E çdo përvjetor që vjen e shkon


Juve edhe më shumë ju bën krenar.


 


Se ju depërtoni në çdo vatër shqiptare


Në çdo shtëpi me trima çlirimtarë


Se ju vetë jeni fjala e lirë


Ashtu siç dëshmorët deshën lirinë.


 


Ju gjëmimin dhatë qiellit ane mbanë


Ju flet Kosova e Lirë edhe zogjtë thanë


Edhe breshëria e zërit kumbues


Jehoi e jehon edhe sot anë e mbanë.


 


 


Marsi i lavdisë, Marsi i nënave dhe pishtarëve të diturisë


 


Një tufë me lule për festën tënde


Nënë e blej unë për ty dhe ti e di


Lulen më të bukur të rritur me kujdes


Ashtu si më rrite mua nënë ti.


 


Nënëza ime unë uroj për ty


Prehje të qetë mes lulesh e gjelbërimit


Urimet më të sinqerta i dërgoj me mall


Për nënat e martirizuara që prehen në kopshtet e amshimit.


 


Në këtë muaj të lavdisë së madhe


Ku u bënë bashkë lotë e krenari


Për Ju nëna kudo që jeni rruzullimit


Prore do të këndojmë këngë e simfoni.


 


E për Ju mësues, pishtarë të dijes


Që edukuat breza për atdhe e ardhmëri


Vargjet e këngët vijnë gërshetuar


Me shumë respekt e dashuri.


 


Epope lavdie në 16 vjetorin e pavdekësisë


 


Vitet rrjedhin e rrjedhin


Mbi mermerin ku preheni Ju


E të ri mbetët Ju përherë


Për ju nuk ka moshë e as pleqëri


Ju gjithmonë mbeteni të ri.


 


Faqet e historisë i shkruat Ju moti


Kur me trimërinë tuaj u mposht frika e loti


Me guximin, durimin e sakrificën


Lartësuat atdheun, djepin ku u rritët


E kurrë nuk u zbrapsët, të thoni jo nuk ditët.


 


Nënëlokja e babëloku pas u ndoqën


Gra e fëmijë me Ju në krah qëndruan


Bashkë në jetë, në luftë e në pavdeksi


Se ashtu trimat shkojnë drejt lavdisë


Pa vaje e kujë, po veç me krisma e burrëri.


 


Lavdi veç lavdi juve pishtarë


Që si jetohet e dëgjoi bota mbarë


Se jo për Ju vdekje jo nuk pati


Por burrërisht si lisat iu qëndroi shtati


Edhe kur plumbat i pritët, prapa nuk u kthyet.


 


 


Në këtë përvjetor të pavarësisë


 


Ju nderojmë Ju që ratë për këtë dhe


Për Ju nderimet e respekti për çdo përvjetor


Për gjakun tuaj lavdi e pavdekësi


Plot 15 vite liri e 6 vite pavarësi


Ju na i hapët këto shtigje me guxim e trimëri.


 


E kujt më shumë përveç se Ju sot u këndohet


E kujt më shumë përveç se Ju, ju thuret kurorë lavdie


Ju dhe vetëm Ju që dhatë krejt çka patët


Ju dhe vetëm Ju dëshmorë të kombit


Jeni liria, paqja, pavarësia.


 


Mbi këtë qiell të gjithësisë


Mbi këtë faqe dheu të rruzullimit


Në këtë vend me lot e gjak njomur


Nga nënat që derdhën mbi varre trimash


Sot çelin lule lirie, cicërojnë zogjtë tinguj lumturie.


 


E jehona larg, larg jehon e kumbon


E botën e përgjumur me jehonë e zgjon


E mesazhe urimesh për ditën e pavarësisë çon


E vetëm lumturi kërkon ky dhe për ne


Që kurrë, kurrë më mos ketë re mbi këtë dhe


Po veç paqe e këngë e plot hare.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …